Teknologji

iPhone mbret në SHBA, Android në Evropë

Screen Shot 2015-12-13 at 11.38.33

Ndërsa shifrat e fundit tregojnë se Android është duke fituar pjesë të rëndësishme të tregut në SHBA dhe Evropë, iOS është në rritje në Kinë, raporton ZDnet.

Në përgjithësi, iOS përbën 34 për qind të shitjeve të telefonave mobil në SHBA, nga 42 për qind sa kishte një vit më parë, një periudhë në të cilën Android u rrit nga 53 për qind në 63 për qind dhe Windows Phone ra nga 3.7 për qind në 2.7 për qind. Shifrat mbulojnë tre muaj deri në tetor.

Kantar Worldpanel Comtech, vuri në dukje se ndërsa pjesa e Apple në SHBA ishte më e ulët në përgjithësi, shitjet e pajisjeve të saj të fundit janë në të njëjtin nivel me modelet e vitit të kaluar. iPhone 6S përbën 24.4 për qind të të gjitha shitjeve të iPhone në këtë periudhë. iPhone 6 përbën 33 për qind të shitjeve të iPhone në vitin 2014, ndërsa iPhone 5s ka marrë 22 për qind në vitin 2013. Shitjet e iPhone 6 Plus kanë qenë 10.8 për qind, apo në nivel të njëjtë si iPhone 6 Plus në vitin 2014.

Ndërsa në Android, Samsung mbetet marka e preferuar e përdoruesve, e cila këtë vit ka një ngritje të vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë, rënia e shitjeve të telefonave Android në Evropë mund të ketë e gjatë, por me sa duket po merr fund ngadalë pasiqë platforma është rritur me 1.6 pikë përqindje, duke arritur 70.9 për qind të pjesëmarrje në shitje. Shifra mbulojnë pesë tregjet kryesore të Evropës, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Spanjën, Francën, dhe Italinë.

Leave a Reply

Back to top button