Psikologji

Ja pse duhet ta regjistroni fëmijën në kurs pianoje

Që pianoja është një instrument sa kompleks, aq edhe interesant dhe të mësuarit për të luajtur në mënyrë të përkryer nuk është një gjë e lehtë, të gjithë e dimë pak a shumë. Por ajo që ndoshta nuk e kishim menduar kurrë, ishte se marrja e mësimeve në një moshë të hershme mund të sjellë përfitime edhe në një nivel njohës. Regjistrimi i fëmijës tuaj në mësimet e pianos, si dhe dhënia e aftësive muzikore, mund ta lehtësojë atë në mësimin dhe zotërimin e gjuhëve.

Studimi nga një neuroshkencëtar në Institutin McGovern të MIT, John Gabrieli, ka treguar se ekziston një lidhje shumë e ngushtë midis mësimit të gjuhës dhe familjaritetit me tastat e pianos. Në veçanti, studimi ka treguar se fëmijët e mësuar për të dalluar mes toneve të ndryshme të pianos kanë më shumë gjasa të njohin dallimet më delikate midis fjalëve të folura.

Gjuha, siç e dimë, nuk përbëhet vetëm nga fjalët: madje edhe luhatjet e zërit, mënyra se si shqiptohet një fjalë, kontribuon në dhënien e kuptimit të asaj që themi. Kjo është veçanërisht e vërtetë në disa gjuhë, siç është gjuha mandarine kineze, ku disa ndryshime në ton mund të ndryshojnë kuptimin e një fjale. Por edhe në shqip, intonacioni i zërit bën dallimin mes pyetjes dhe pohimit, ose mund të nënvizojë ironinë e një mendimi.

Rezultatet e eksperimentit kanë qenë shumë mbresëlënëse, dhe në shkollën ku u krye u vendos që të ofrohen leksione pianoje për të gjithë, edhe pas përfundimit të eksperimentit.

Leave a Reply

Back to top button