Teknologji

Kërkohen pilotët e dronëve: Paga fillestare $100,000

drone

Kërkesa për ata që mund të punojnët me dronë (fluturaket e telekomanduara) është shumë e madhe. Kompanitë e mëdha si Amazon dhe Facebook po kerkojnë pilotë që mund t’i udhëheqein dronët dhe inxhinierë me përvojë në ndërtimin e fluturakeve pa pilot. Dhe ata janë të gatshëm të paguajnë shumë dollarë për këtë. Rregullat federale në SHBA aktualisht ndalojnë përdorimin e fluturakeve pa pilot për qëllime komerciale. Por e gjithë kjo do të ndryshojë së shpejti, me vendimin e pritur të Administratës Federale të Aviacionit për zbutjen e rregullat vitin e ardhshëm me çka do të lejohen fluturimet komerciale të disa dronëve me peshë të lehtë deri në lartësi prej rreth 122 metrash. Në 10 vitet e para pasi fluturakeve pa pilot t’iu lejohet fluturimi në hhapësirën ajrore të SHBA-ve. do të hapen deri në 100.000 vende të reja pune, bazuar në raportin për vitin 2013 të Shoqata për Sistemet Ndërkombëtare të Automjeteve Pa pilot.
Punëdhënës të mëdhenj tashmë po paguajnë shuma të mëdha për pilotët e këtyre fluturakeve – rreth $50 orën, apo mbi $100.000 në vit , sipas Al Palmer, drejtor i qendrës të Sistemeve të Fluturakeve Pa pilot në Universitetin e Dakotës veriore. Universiteti po përgatitet t’i përmbush kërkesat e mëdha, e Palmer pret që industria e fluturakeve pa pilotë të rritetet në mënyrë eksponenciale krahas zbulimit të përdorimeve të reja të dronëve. Edhe kompanitë teknologjike janë të ngazëllyera nga kjo perspektivë.
Facebook po përgatit ekipin e tij për pilotë të dronëve. Amazon ka deklaruar se dëshiron të përdor dronë për shpërndarjen e pakove të vogla në distanca të shkurta. Në Universitetin e North Dakota-s shumica e 61 pilotëve të parë të diplomuar të dronëve kanë shkuar të punojnë tek pridhuesit më të mëdhenj të dronëve si Northrup Grumman(NOC), Lockheed Martin(LMT) , General Atomics and Boeing(BA). Palmer pret që këta dronë të përdoren në bujqësi, siguri publike, në hulumtimet e gazit dhe vajit, bile edhe në industrinë e filmit, mes tjerash.

Leave a Reply

Back to top button