Your Life

“Kështu mund të mbahet një miqësi”. Mesazhi i kësaj nëne do t’ju lërë pa fjalë.

“Një nënë dhe djali i saj po ecnin në bregdet. Në një moment të caktuar, djali i thotë: “Ma, si mund të mbahet një miqësi?”.
Nëna e sheh djalin duke qeshur dhe i thotë: “Merr pak rërë në dorë”.
Djali ulet, merr një grusht rërë në dorë dhe sheh nga e ëma”. Nëna, duke vazhduar të buzëqeshte, i kërkoi: “Tani shtrëngoje dorën grusht”.
Djali i vogël shtrëngoi dorën ku mbante rërën dhe vuri re se, samë shumë e shtrëngonte dorën, aq më shumë humbiste rërë nga dora. “Ma, por rëra është duke rënë nga dora ime”, tha ai.
“E di, i dashur. Tani mbaje dorën plotësisht të hapur”, i kërkoi e ëma.

Djali u bind ama filloi të frynte një erë e fortë, e cila ia mori gjithë rërën nga dora. Ai i tha: “As kështu nuk munda ta mbaja dot rërën”.
Nëna, e cila vazhdonte të buzëqeshte, i kërkoi: “Atëherë, tashmëmerr prapë pak rërë, por mbaje dorën të hapur në formë të lugët, pra gjysmë të mbyllur për ta ruajtur, dhe gjysmë të hapur për ta lënë të lirë”.
Djali provoi sërish siç i tha e ëma, ama këtë herë rëra nuk u zhduk nga dora e tij, arriti të qëndronte pavarësisht erës së fortë.
“Kështu mund të mbahet një miqësi”, i tha e ëma”. – Kherydan

Një miqësi mund të mbahet pikërisht në këtë mënyrë, duke treguar maturi në gjithçka që thua. Mund të kemi pakënaqësi, hatërmbetje, ama asnjëherë nuk duhet t’i shprehim ato nëmënyrë të tillë që ta lëndojmë mikun apo mikeshën tonë. Fjalët vrasin ndaj duhet t’i peshojmë ato mirë, përpara se t’i nxjerrim nga goja jonë. Vetëm kur tregojmë mature dhe pjekuri, mund t’i mbajmë miqësitë për një kohë të gjatë.

Back to top button