Psikologji

Këto janë gjërat që duhet të bësh çdo mëngjes, për të qenë i motivuar përgjatë ditës

Të gjithë e kemi të vështirë të zgjohemi në mëngjes, të çohemi nga shtrati dhe të nisim rutinën e përditshme, sidomos kur bëhet fjala për ditë të hënë të çdo jave. Por në këtë artikull ju sjellim nëvëmendje disa gjëra që duhet të bëni për ta nisur ditën me motivimin e duhur.

1. Mos e shty orën e alarmit. Nëse alarmi bie, bën mirë të çohesh nga shtrati. Fjetja dhe zgjimi pas 5-10 minutash në alarmin e radhës, i bën më shumë dëm se sa mirë trurit. Ndaj, vendose celularin larg nëmënyrë që kur të bjerë alarmi, të çohesh nga shtrati.

2. Vendos një melodi që të pëlqen për zgjim. Muzika e alarmit ka ndikimin e vet për zgjimin e çdokujt nga ne, ndaj bën mirë të vendosësh një melodi të qetë dhe që të pëlqen. Sigurisht nuk mund të zgjohesh i motivuar me një melodi si stacion i prishur radioje.

3. Rregullo shtratin që në momentin që çohesh prej tij. Rregullimi i krevatit të jep ndjesinë e arritjes sëdiçkaje që me fillimin e ditës dhe të nxit të arrish edhe gjëra të tjera përgjatë ditës.

4. Ha mëngjes të shëndetshëm. Një ditë e mirë nis me një mëngjes të mirë. Zgjohu më herët vetëm për tëpërgatitur gjëra të shëndetshme. Edhe nëse je në dietë, mëngjesi të ndihmon shumë të mos kesh uri gjatëditës. Mbi të gjitha, kur ha mëngjes, edhe dita nis me lumturi.

5. Vendos muzikë të qetë në sfond. Ndërkohë që je duke ngrënë mëngjesin, apo duke u veshur, bën mirëtë vendosësh në sfond një muzikë të qetë dhe që të pëlqen. Kjo gjë sigurisht të ndihmon në qetësimin e nervave, pasi mëngjesi është një gjendje stresi për organizmin.

6. Bëj një listë me gjërat që dëshiron të bësh atë ditë. Dita nis mirë dhe me motivim, kur e ke të qartë se çfarë duhet të bësh përgjatë saj. Ndaj, përpara se të dalësh nga shtëpia, bëj një listë me gjërat që duhet tëbësh. Për fat të mirë, kemi celularët dhe çdo shënim mund ta ruajmë aty.

7. Bëj diçka ndryshe çdo ditë. Rutina sigurisht mund të bëhet e mërzitshme për këdo dhe ndikon në rënien e motivimit, ndaj bëj diçka ndryshe çdo ditë. Ndiq një rrugë të re për të shkuar në punë, pi kafe në njëlokal tjetër (jo tek i zakonshmi), bëj diçka ndryshe. Të bësh diçka ndryshe çdo ditë, të ndihmon për shtimin e energjisë pozitive dhe gjithashtu të ndihmon shumë për pjesën e motivimit.

8. Fli aq sa duhet çdo natë. Edhe kur ke shumë punë, organizoji ato në mënyrë të tillë që të lësh hapësirë7-8 orë çdo mbrëmje për të fjetur aq sa duhet. Gjithashtu, mundohu që gjatë ditës të flesh nga pak, nëse e ke mundësinë. Fjetjet e shkurtra përgjatë ditës të ndihmojnë shumë në largimin e lodhjes dhe energjive negative.

Back to top button