Teknologji

Kreu i “Apple”: Ja se si FBI u përpoq “të na ngulë thikën pas shpine”

Screen Shot 2016-03-19 at 2.23.21 PM

Tim Cook, Drejtori i Përgjithshëm i Apple ka thënë në një intervistë për revistën Time se FBI ka përdorur taktika të pista kundër kompanisë. Byroja Federale e Hetimit në SHBA bëri të pamundurën për të kthyer opinionin publik kundër gjigandit të teknologjisë, në një betejë për zhbllokimin e iPhone që ishte përdorur nga një i dyshuar për terrorizëm, tha kreu i Apple.

Në intervistë, Cook kritikon hetuesit që prapa shpinës së Apple i kanë bërë thirrje publikut amerikan, pa ia komunikuar një herë kompanisë qëllimet e tyre.

“Ne po ndihmonim. Ne po konsultoheshim me hetuesit, si dhe po u kalonim informacionet që kishim për telefonin, gjë që ishte gjithë informacioni që kishim. Kaloi pak kohë, dhe ata nisën të na thonin se si mund të na padisnin. Por nuk na thanë asnjëherë në do e bënin apo jo. Por kanë kaluar 75 ditë nga sulmi terrorist në San Bernardino.

Mendoj se shumica e njerëzve këtu u ndien që nuk do të ndodhte kurrë, dhe unë mendova se nëse do të ndodhte, do të na telefononin. Por nuk ndodhi. Në fakt ne e mësuam nga shtypi, që po i merrte informacionet para nesh, në lidhje me padinë. Kjo do të thotë që ata vendosën të mos padisin pas vënies së vulës, por të kenë sa më shumë dukshmëri, si dhe të përpiqeshin të kthenin publikun kundër nesh”.

E pse ishte kjo gjë kaq e keqe? Cook shkon më tej:

“Nuk ndihem i zënë në pritë. Mendoj që nga pikëpamja profesionale, nëse jam duke punuar me ty prej disa muajsh për një gjë, atëherë kam një marrëdhënie me ty. Nëse një ditë vendos që të të padis, minimumi duhet të ngre telefonin e të ta them”.

Me fjalë të tjera, për arsye se Apple kish komunikuar tashmë me hetuesit për telefonin në fjalë, Cook u ndie i tradhëtuar nga urdhëri i gjykatës, që do i kërkonte kompanisë të krijonte një ‘derë të pasme” për shërbimin e saj.

Ai shkon më tej duke akuzuar FBI se po përdor këtë cështje për të krijuar një precedent, që do i lejonte zyrtarët e qeverisë të kishin më shumë akses në smartphone të ndryshme. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button