Your Life

Kuptoje se kur dikush të lëndon për herë të parë, është faji i tij. Për herë të dytë, është faji yt

Nëse dikush të lëndon për herë të parë, atëherë padiskutim është faji i tij.. Nëse të lëndon për herë të dytë, atëherë ky është faji yt, sepse e ke lejuar vetë duke e falur herën e parë. Por pse njerëzit u japin të tjerëve mundësi të dyta?

Japim mundësi të dyta, sepse ndonjëherë nuk jemi të gatshëm të vazhdojmë përpara pa personin që na ka lënduar. E duam shumë dhe e shohim të pamundur që t’i themi “Lamtumirë” në mënyrë të papritur. Kemi investuar edhe shumë nga koha jonë për ta shumëzuar gjithçka me zero. Duke e lënë përfundimisht, do tëndihemi sikur kemi humbur vite të tëra nga jeta jonë.

Japim mundësi të dyta, sepse mundohemi ta justifikojmë duke i parë gjërat nga këndvështrimi i tij. Kujtojmë se më parë ka qenë në një marrëdhënie toksike. Kujtojmë se ka raporte të vështira me prindërit. Kujtojmë se ka kaluar një jetë të vështirë. Kujtojmë se ka bërë më të mirën e mundshme.

Japim mundësi të dyta që nuk meritohen, sepse shpresojmë që dashuria do ta ndryshojë. Shpresojmë se është i sinqertë, kur shprehet se nuk do të na bëjë më keq. Shpresojmë se do ta kuptojë sa afër ka qenë nga humbja jonë, saqë nuk do ta bëjë më të njëjtin gabim. Shpresojmë se gjithçka do të jetë ndryshe kësaj radhe.

Por një gjë është e sigurtë, nëse dikë e fal pas një gabimi shumë të madh, ai person do ta kuptojërëndësinë që ka në jetën tënde, dhe mundësitë për të të lënduar sërish janë më të mëdha. Ndaj, me persona të tillë duhet të tregosh më tepër vëmendje. Nuk ka gjë të gabuar tek falja e dikujt, gabimi qëndron po ta lejosh sërish të të lëndojë. Nëse nuk tregon vëmendje dhe ai person të lëndon sërish, duhet padiskutim tëfajësosh veten tënde.

Back to top button