Thenie

Kur flitet për jetën, sarkazma është vërtetë e shëndetshme. Disa thënie fantastike

Sarkazma është fantastike për ta parashtruar realitetin e jetës, në formë humori. Sarkazma është humor i përdorur si armë. Të bën të kuptosh realitetet e vështira, e njëkohësisht të qeshësh. Thëniet e mëposhtme me siguri do jua rikthejnë respektin për sarkazmën. Qeshni shumë dhe mos e merrni jetën shumë seriozisht; ajo është një shaka dhe më mirë ta shijojmë. 

“Nuk jam aq i ri në moshë, sa për të ditur gjithçka”

Oscar Wilde

“Historia na ka mësuar se kombet dhe njerëzit sillen mençurisht, vetëm pasi i kanë shteruar të gjithë alternativat e tjera”

Abba Eban

“Nuk e di me çfarë armësh do të luftohet Lufta e Tretë Botërore, por di që Lufta e Katërt do të luftohet me shkopinj dhe gurë”

Albert Einstein

“Edukimi është ajo që mbetet pasi ke harruar gjithçka që ke mësuar në shkollë”.

Albert Einstein

“Nëse një gjë mund të shkojë keq, me siguri do të shkojë”

Ligji i Mërfit

“Nëse i lë të ecin vetë, gjërat do të shkojnë nga keq, në si mos më keq”

Ligji i Mërfit

“Nëse gjithçka duket sikur po shkon mirë, me siguri diçka të ka shpëtuar”

Ligji i Mërfit

“Shpesh herë, më vjen keq kur mendoj që Noe dhe grupi i tij nuk e humbën varkën”

Mark Twain

“Zoti u dha burrave një penis dhe një tru, por fatkeqësisht nuk u dha sasinë e mjaftueshme të gjakut për t’i vënë të dyja në punë”

Robin Williams

“Njerëzit thonë se satira ka vdekur. Nuk ka vdekur. Eshtë gjallë dhe jeton në Shtëpinë e Bardhë”.

“Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën”

Ligji i Mërfit

“Një gjysmë e vërtetë është një gënjeshtër e plotë”

“Askujt nuk i bëhet vonë nëse je i dëshpëruar, kështu që më mirë të jesh i lumtur”

William Arthur Ward

“Një optimist mendon se kjo është bota më e mirë e mundshme. Një pesimist ka frikë se kjo është e vërtetë”

Robert Oppenheimer / bota.al

Leave a Reply

Back to top button