Your Life

“Kur rritesh pa fjalë pozitive prej personave përreth…”. Një artikull që duhet lexuar nga të gjithë

“Nëse rritesh duke mos të thënë askush se je i bukur, apo se je i aftë, pa të thënë një fjalë që të të motivojëdhe të japë vendin e duhur në botë, asgjë nuk do të duket e mjaftueshme për t’ia dalë mbanë. Do tëndihesh përbrenda si një fëmijë që vuan për pak mirësjellje, që ndihet i shëmtuar, i paaftë dhe që i mungon diçka, pavarësisht se çfarë i ndodh. Dhe nuk ka rëndësi nëse, në të njëjtën kohë, ti je shndërruar në krijesën më të bukur”. – “Je jeta ime” nga Ferzan Ozpetek

Edhe pse shpesh na thuhet të mos i mendojmë fjalët që na thonë të tjerët, kuptohet që ndikimi që ato kanëtek secili prej nesh, është i madh. Bëhet fjala jo vetëm për opinionet negative, por edhe për ato pozitive. Opinione të tilla na nxisin të ecim përpara të sigurtë dhe të motivuar në dozën e duhur se do t’ia dalim mbanë. Nëse opinione të tilla na mungojnë nga personat përreth, ne sigurisht rritemi me mendimet negative brenda mendjes sonë, se nuk jemi mjaftueshëm të aftë, se nuk do t’ia dalim mbanë, se kemi plot mangësi brenda vetes sonë.

Ndaj, sa herë të keni mundësi, bëni gjithçka për të motivuar personat pranë jush. Tregojini se sa vlejnë, se çfarë pëlqeni tek ata, se për çfarë ju frymëzojnë ata persona. Një fjalë e mirë nuk kushton absolutisht asgjë, ama mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek personat rreth nesh. Bëjini ata të ndihen mirëme veten, sidomos kur e shihni se janë të demoralizuar nga diçka që mund t’i ketë ndodhur së fundmi. Mbështetja ndaj dikujt në nevojë është në fund të fundit, një mbështetje e siguruar në momentet që vetëne do të ndihemi keq.

Back to top button