Mistere

Kushtetuta e SHBA është e bazuar në shkrime Masonike

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ka shumë lidhje me shkrimet e frimasonit francez James Anderson dhe librin e tij të vitit 1723, “Rregullat e frimasonëve”, i cili u redaktua dhe ribotua nga Benjamin Franklin (edhe ai vetë një frimason) njëmbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1734.

Ekziston një dakordësi e gjerë, se ky ishte libri i parë masonik që u shtyp në Shtetet e Bashkuara dhe ndikimi i tij në shumë amerikanë të shquar të kohës, është me sa duket i thellë. Në kushtet e Kushtetutës së SHBA-së, e cila hyri në fuqi në mars të vitit 1789, disa pjesë duket se janë marrë tërësisht nga teksti masonik, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me fjalën e lirë, të drejtat për nënshtetësinë dhe faktin që secili ka një votë.

Duke pasur parasysh pretendimet e hedhura nga Manly P. Hall që përmendëm më sipër, është ndoshta e lehtë të shihet pse disa bëjnë lidhjen, kur një ideal i aplikuar në lozhat më private të Evropës, më pas u vu në zbatim në një shkallë shumë më të madhe, për një shtet të tërë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button