Shendeti

Kushtojuni vëmendje këtyre pasojave të tiroideve

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup nëse nuk funksionojnë siç duhet.

Mungesa e ekuilibrit në peshën tuaj, lodhja e përsëritur dhe problemet me gjumin mund të shkaktohen nga tiroidet. Krahas kësaj, tiroidet ndikojnë edhe në gjendjen tuaj emocionale dhe energjinë e harxhuar gjatë ditës.

Janë të shumta sëmundjet e shkaktuara nga tiroidet. Shumë të sëmurë nuk janë të vetëdijshëm për mosfunksionimin e rregullt të gjëndrës tiroidale, transmeton Telegrafi.

Shenjat e disa sëmundjeve të lidhura me tiroidet janë:

– lodhje;

– rënie e flokëve;

– rrahje të shpeshta të zemrës;

– shëndoshje;

– kapsllëk;

– çrregullimet menstruale;

– probleme me gjumin;

– shqetësime të stomakut dhe zorrëve;

– dobësim i kujtesës;

– moskontrollim i mjaftueshëm me anë të ilaçeve i sëmundjeve si tensioni, diabeti, kolesteroli.

Nuk duhet harruar se nën shumë sëmundje serioze mund të qëndrojnë çrregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide.

Nëse gjëndra e tiroides nuk prodhon hormone të mjaftueshme, atëherë vihet re një ngadalësim i lëvizjeve, depresion, lodhje, lëkurë e thatë, ngërçe muskulore dhe shëndoshje.

Ndërsa shenjat e hipertiroides janë dobësim, nervozizëm, djersitje, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje, ankth, flokë dhe muskuj të dobësuar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button