Psikologji

Maskë për flokët në plazh

Ashtu si lëkura, flokët tanë, sidomos në verë, kanë nevojë për mbrojtje nga dielli dhe hidratim. Me ajrin e nxehte, rrezet e diellit, detin, flokët tanë thahen, dobësohen dhe prishen. Për hidratimin dhe mbrojtjen nga dielli, ekzistojnë dy maska shtëpie, të lehta për t’u bërë dhe mjaft efektive.

Për maskën e flokëve kundër diellit na duhen vetëm dy përbërës: Qumësht kokosi dhe 1 avokado.

Dy frutat, i gjeni në supermarket dhe madje edhe qumështi i kokosit mund të ruhet në kanoçe në mënyrë që ne lehtë të bëjmë maskën tonë kundra diellit!

1 avokado e pjekur

1 filxhan qumësht kokosi

Udhëzimet e përgatitjes për maskën e flokëve kundër diellit:

E qërojmë avokadon dhe heqim farën. E bëjmë pelte atë, shtojmë qumështin e kokosit dhe e përziejmë mirë. Maska e flokëve kundër diellit  është e gatshme për t’u përdorur.

Përhapeni maskën mbi gjatësinë e flokëve dhe lidheni atë në forme koce. Nëse duam, mund t’i mbyllim ato me një celofan, për shkak të nxehtësisë që shkaktojnë, ushqyesit e avokados dhe kokosit do të depërtojnë thellë në flokë. Lëreni në flokë, për rreth 15 minuta dhe pastaj lani me shampo të butë.

Përfitimet e avokado për flokët tanë:

Ai është i pasur me yndyra të mira, kalium, vitamina B, vitaminë E dhe vitamina K.

Avokado, është një filtër natyral ndaj diellit dhe mbron flokët nga rrezet e të dëmshme te tij.

Ajo ushqen rrënjët e flokëve dhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e flokëve të reja.

Rindërton flokët e brishtë, duke pasuruar atë me  lende ushqyesve të saj.

Përfitimet e qumështit të kokosit për flokët tona:

Përmban vitaminë E të bollshme, e cila rrit shëndetin e flokëve.

Hidraton dhe ushqen flokët dhe lëkurën e kokës.

Stimulon rritjen e flokëve të reja.

Ndihmon në kontrollin e zbokthit dhe lehtëson kruajtjen në lëkurën e kokës.

Ju mund ta vendosni atë në flokët tuaj para plazhit për 20 minuta, por dhe në flokë të lagur. Lidhini bisht dhe pastaj hyni ne det.

Leave a Reply

Back to top button