Your Life

Mesazh për gjithë femrat: “Qetësohu. Ke nevojë për pushim. Kujdesu për veten tënde”

Qetësohu. Nuk ke pse të kujdesesh për gjithçka. Nuk ka arsye pse duhet të kërkosh të jesh nënashembullore, bashkëshorte e shkëlqyer, shtëpiake e jashtëzakonshme apo femër perfekte. Kur trupi yt tëlodhet, do të jenë të paktë personat që do të kujtohen se njëkohësisht, ti je munduar t’i bësh gjithë rolet qëtë takojnë, në perfeksionin e tyre. Edhe kur je ndjerë e lodhur, prapë ke bërë maksimumin që në shtëpi, nëpunë, në shoqëri të mos mungojë asgjë nga ana jote.

Qetësohu. Ke nevojë për pushim. Trupi ynë funksionon si një makineri, e cila sikurse çdo makineri tjetër, ka nevojë të pushojë. Në djall të venë të tjerët, kujdesu për veten tënde. Nuk do të shuhet bota, se ti nuk e bëre diçka në mënyrë perfekte. As është shuar dhe do të shuhet. Ndaj, kushtoji vetes kohën e duhur për tëpushuar, kur e ndjen se je lodhur. Lëri punët e shtëpisë për një moment të dytë, dil shëtitje, shko në park, fillo palestrën, bli veshje të reja për veten tënde. Fli, qetësohu, merr energji pozitive për të vazhduar përpara. Ji vetvetja, kujdesu për veten, duaje veten dhe këto vendime merri për veten tënde.

Fëmijët një ditë do të rriten, bashkëshorti mundet edhe të të braktisë, punën mundet edhe ta ndërrosh, shtëpia ka për t’u ndotur sërish, shoqërinë mundet edhe ta zëvendësosh, ama kurrë nuk ke për të gjetur njëmundësi të dytë për veten tënde. Ndaj përpara se të pendohesh se nuk ke bërë mjaftueshëm për veten, aq sa ke bërë për të tjerët, gjej kohën e duhur dhe kushtoja vetes tënde. Bëj gjithçka që të pëlqen, pa menduar se çfarë ke lënë pas apo çfarë detyrimi mund të mbyllje në ato momente. Punët dhe detyrimet nuk mbarojnë ndonjëherë, ama koha kalon dhe në fund nuk ke për të mbajtur mend se sa herë e ke pastruar shtëpinë, por se si dhe se sa herë je kujdesur për veten tënde.

Back to top button