Psikologji

Meshkujt nuk e kanë haberin, por këto gjëra i acarojnë pa masë femrat

Që femrat mërziten shumë dhe shpejtë, nuk është më risi. Por ekzistojnë disa gjëra që femrave i ulin egon dhe i acarojnë aq shumë sa mund të dalin nga vetja, mund të fiksohen dhe mund të bëhen si të çmendura. Ja për cilat bëhet fjalë:

1 – Kur djali që pëlqen e sheh vetëm si shoqe. Po, po u ndodh edhe femrave, por më mirë mos ta dini reagimin.

2 – Kur partneri nuk e prezanton siç duhet te të tjerët. Po luan me egon e saj, kjo po që lëndon.

3 – Refuzimi seksual. Femrat mund ta bëjnë kur të duan dhe meshkujt janë mësuar, por mos e provoni kurrë t’ja bëni një femre këtë gjë.

4 – Realiteti i hidhur. Edhe pse ajo betohet dhe stër betohet që nuk do mërzitet, është më mirë mos të tregosh të vërtetën aq lakuriqe.

5 – Kur meshkujt nuk bëjnë reagimin e duhur kur janë të mërzitura. Për herë të fundit çuna, mos i thoni më qetësohu partneres tuaj.

6 – Kur nuk i dëgjon me vëmendje. Po kur femrat flasin lëreni çdo punë, çdo gjë dhe vetëm dëgjoni!!!

Leave a Reply

Back to top button