Motivuese

MIQESIA / Pavarësisht kohës, pavarësisht distancës, do të jem këtu për ty …

Jeta nganjëherë rrotullohet më shumë se akrepat e një ore. Ne nuk e dimë se çfarë drejtimi do të ndërmarrin hapat tona. Qoftë për punë apo për arsye personale, për shembull një partner të ri, nganjëherë jemi të detyruar të futim kilometra të tëra distancë midis nesh dhe miqve tanë.

Jeta është lëvizje, dhe vetëm ata që lëvizin mund t’i prekin ëndrrat e tyre me majat e gishtave. Ndonjëherë, për fat të keq, kjo na detyron të bëjmë sakrifica: lëmë shtëpinë, rrënjët tona dhe madje edhe ato miqësi të zemrës që kemi.

Sigurisht që do t’ju ndodhë ndonjëherë. Dhe është pikërisht në këto momente, kur na duhet të kryejmë ndryshimet dhe rritjen personale, që ne zbulojmë se cilët janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën tonë.

Ka nga ata që kanë nevojë për kontakt të përditshëm, një ndërveprim që i plotëson nevojat e tyre. Ata vlerësojnë afërsinë pothuajse sikur miqësia varet nga vazhdimësia e ndërveprimit, por kjo shpeshtësi e ndërveprimit dhe kontaktit nuk mund të ndodhë gjithmonë, veçanërisht kur ne jemi të detyruar të largohemi për arsye profesionale ose personale.

Në atë moment ekziston rreziku i humbjes së shumë miqve. Disa prej tyre mund të jenë qortues: “ti nuk ke më kohë për mua”, “nuk më kërkon kurrë”, “nuk më thuaj gjërat e tua si më parë”.

Ka miqësi që bëhen pothuajse si marrëdhënie çifti, shtypëse dhe toksike. Ata bëjnë presion dhe të bëjnë të vuash.

Nga ana tjetër, ka edhe njerëz që janë krejt ndryshe, që kuptojnë dhe dinë të respektojnë. Vazhdojnë t’ju duan dhe të shqetësohen për ju, me dashurinë e tyre të sinqertë. Ju bëjnë të ndiheni të sigurtë, ta dini se janë në krahun tuaj. Nuk ka nevojë për fjalë që të kuptoni se, pavarësisht distancës, vazhdojnë të jenë pjesë e jetës suaj.

Leave a Reply

Back to top button