Uncategorized

Ndonjëherë duhet ta lësh të shkojë, për të kuptuar nëse të do aq shumë, sa të kthehet tek ti

Kurrë mos kini frikë ta lësh dikë të shkojë. Në fund të fundit, kur të duan,nuk shkojnë larg. Nuk mund të bësh një pauzë deri kur të vijnë kohë më të mira, apo të mendosh se në krah të njeriut që do nuk mund të ndërtosh karrierën. Vetëm burrat që dashurohen arrijnë të shkojnë lart, vetëm gratë që dashurohen bëhen më të bukura, ditë pas dite. Në fund të fundit, lumturia nuk mund të jetë e fshehur, por si magnet ajo tërheq vetëm lajme të mira, pozitive dhe të suksesit.

Fuqia e jetës është dashuria. Dëshira për t’u bërë më të mirë. Mos ki frikë të lësh të shkojnë njerëzit që do. Kuptoje se nuk i mban dot për gjithë jetën, nuk ke forcë të mjaftueshme. Ndonjëherë duhet thjesht të dish se nuk do të të lënë.

Një zemër që dashuron do e gjejë gjithmonë rrugën për në shtëpi. Një zemër që dashuron e di që nuk është e domosdoshme të kërkosh më të mirën, ajo është pranë tashmë. Tradhëtia është një zgjedhje. Dhe kush dashuron, nuk e zgjedh.

E dimë të gjithë ku është shtëpia jonë. Shtëpia e rëndësishme për ne nuk është forma, nuk është muri me dritare dhe një derë. Përmbajtja është e rëndësishme: rehatia, pluhuri mbi pikturën e vjetër, zhurma e akrepave të orës në korridor, pragu, vendi ku fshihen fëmijët, një rreze dielli në qoshen e tapetit dhe gjëra të tjera të vogla.

Mund të ndërtosh një shtëpi të re, por nuk do të kesh asnjëherë ato detaje të vjetra të njohura. Nuk mund ta përsërisësh historinë, nuk kërkon dot njerëz si ata që ke pasur në të shkuarën. Në përgjithësi, në jetë nuk ka shumë gjëra që s’mund të përsëriten, duhet vetëm të vlerësosh atë që është e ëndësishme në një moment të caktuar dhe të mos kesh frikë të thuash “të dua”, kur e ndjen. Jeta është e shkurtër, nuk duhet të kesh frikë…

Të jetosh, të riskosh, të mësosh dhe të gabosh. Në fund të fundit, kur mbaron rrugëtimi yt në këtë jetë, pranë teje do jenë njerëzit që u besove.

/ bota.al

Leave a Reply

Back to top button