Psikologji

Nëse i vë re këto gjëra tek vetja, dije se jeta jote ka nevojë për një ndryshim…

  1. Ndihesh bosh. Nëse personi me të cilin del për shëtitje, apo qëndron në një ambient të caktuar duket sikur të lodh dhe të bën të humbasësh energji, atëherë është koha të ecësh përpara në jetën tënde. Disa persona e arrijnë më shpejt suksesin se të tjerët dhe kjo gjë nuk duhet të të trishtojë aspak. Suksesi yt mund të vonojë, por do të vonojë gjithsesi.
  2. Ndihesh keq. Nëse bindjet, morali apo personaliteti yt vendosen në diskutim në një situatë të caktuar, bën mirë të largohesh nga ai diskutim apo nga ajo situatë dhe të distancohesh nga ata persona që nuk të vlerësojnë. Ti meriton rreth vetes persona, të cilët t’i njohin dhe t’i vlerësojnë cilësitë e karakterit tënd.
  3. Gjërat që më parë të gëzonin, tani të mërzisin. Nëse diçka që të pëlqente në të shkuarën nuk të pëlqen më, është koha të gjesh interesa të reja dhe të gjesh kënaqësi tek to. Ne jemi qenie njerëzore dhe interesat tona ndryshojnë me kalimin e kohës.
  4. Shtiresh sikur je i/e lumtur. Nëse je duke u shtirur sikur ndihesh mirë, apo po përjeton ndjesi pozitive, atëherë është momenti të ndalesh dhe të mendosh se çfarë duhet të ndryshosh për të mos vepruar më kështu.
  5. Ndihesh i bllokuar. Nëse ndjen se ke nevojë për më tepër liri në jetën tënde, ka shumë mundësi që të kesh nevojë me të vërtetë për të, ndaj konsideroje ndryshimin e gjërave përpara se të jetë tepër vonë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button