Covid19

Numri më i lartë i viktimave në Evropë, Johnson rishqyrton planin

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të shqyrtojë provat e dhëna nga shkencëtarët të enjten para se të marrë ndonjë vendim mbi hapat e ardhshëm kundër shpërthimit të koronavirusit, tha zëdhënësi i tij.

I pyetur nëse Johnson do të bënte një deklaratë duke zbuluar masat në vijim, zëdhënësi tha:

Unë mendoj se ajo që ka rëndësi është që ne shqyrtojmë plotësisht të gjitha provat dhe sigurohemi që hapat e ardhshëm që do të mndërmeren ndaj luftës me koronavirusin të jetnë të qartë për publikun.

Ne po shohim një sërë lehtësimesh të mundshme për masat distancuese sociale dhe po shohim nëse në disa zona ato duhet të forcohen. Pasi të kemi provat shkencore dhe të kemi përfunduar procesin e rishikimit, ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë cilat janë ato.

Britania pritet të përcaktojë udhëzime për të lejuar disa biznese të kthehen në punë, duke përfshirë rregullat për të mbajtur punëtorët të distancuar nga njëri-tjetri.

“Ne po vazhdojmë të punojmë me sindikatat për zhvillimin e udhëzimeve të arsyeshme për bizneset që do t’u japin punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar besimin maksimal se ata mund të kthehen të punojnë me siguri,” shtoi ai./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button