Shkence

Oqeani i fshehtë në qendër të Tokës

Screen Shot 2016-06-14 at 09.29.15Kur John McNeill futet në laboratorin e tij në Universitetin e ALbertës, ai nuk e ka idenë se është në prag të zbulimit të një oqeani të fshehtë. Ai kish mbledhur mostra pranë minierave të diamantit në Brazil. Tani, një minidiamant me peshë vetëm 0.09 gramë ndodhet në spektometrin e tij – dhe analiza e lë pa frymë McNeillin…

Fshehur në brendësi të diamantit ndodhet ringuditi, një mineral që formohet nën trysni të lartë. Ku? Në kozmos, ose thellë në Tokë. Një prej cilësive të tij është se mund të depozitojë ujë, dhe afro 1.5% e përbërjes së tij është në fakt ujë (ndonëse jo në formë të lëngët). Me këtë zbulim, shkencëtarët mund të vërtetojnë tashmë se një oqean gjigand ekziston rreth 400 milje nën Amerikën e Veriut. Tani ekspertët dyshojnë madje se një pjesë e madhe e ujit të planetit e ka patur origjinën thellë në brendësi të tij. Gjeologu Steve Jacobsen flet për 1 miliardë metër kub ujë nën Amerikën e Veriut – më shumë se trefishi i vëllimit të të gjithë oqeaneve të botës. Nëse kjo sasi uji do të binte nga lart në Tokë, vetëm malet më të lartë do të mund të dukeshin mbi superoqeanin. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button