Psikologji

“Përpara se të flasësh, dëgjo. Përpara se të dorëzohesh, provo. Përpara se të vdesësh, jeto”

“Duke menduar për vitet që mbaj mbi supe, kam zbuluar se kam më pak kohë për të jetuar krahasuar me sa kam jetuar. Ndihem si një kalama që ka fituar një kuti me karamele dhe të parat i ka ngrënë shpejt, dhe kur është kujtuar se i kanë mbetur shumë pak, ka nisur t’i konsumojë karamelet e mbetura më ngadalë dhe më me qetësi. Tashmë nuk kam kohë e nerva për të mbështetur njerëz absurdë që pavarësisht moshës sëtyre, nuk duken të rritur. Nuk i toleroj manipuluesit dhe oportunistët. Më inatosin ziliqarët, ata qëmundohen t’ua heqin vlerat personave më të aftë, për të fituar vendin, talentet dhe rezultatet e tyre.

Dua të kem pranë njerëz humanë, shumë humanë. Njerëz që dinë të buzëqeshin edhe me gabimet e tyre. Njerëz që nuk joshen nga sukseset, që nuk duan të jenë kudo në qendër të vëmendjes, që nuk ia mbathin nga përgjegjësitë. Dua të mbaj afër njerëz që e mbrojnë dinjitetin njerëzor dhe dëshirojnë të mbajnëpërherë anën e së vërtetës dhe ndershmërisë. Këto janë parimet e duhura sipas meje, që e bëjnë jetën tëvlefshme për t’u jetuar. Unë dua ta jetoj jetën me intensitet dhe vetëm pjekuria mund të ma mundësojëkëtë gjë.

Nuk dua ta humbas asnjë nga “karamelet” që më ka mbetur. Jam i sigurtë se ato që më kanë mbetur, janëmë të mira nga ato që kam konsumuar. Koha që na është vendosur në dispozicion, është falas dhe nuk ka çmim. Nuk mund ta zotërosh, por mund ta përdorësh. Nuk mund ta ruash, por mund ta shpenzosh siçduhet. Në momentin që e humbet, nuk mund ta kesh më mbrapsht.

Objektivi im është të arrij në fund të jetës i kënaqur dhe në paqe me ata që dua, dhe me ndërgjegjen time. Shpresoj që edhe ndërgjegjia jote të jetë në paqe, sepse në një mënyrë apo në një tjetër, do të punojmë tëgjithë së bashku për një të ardhme më të mirë. Dhe mbaj gjithmonë parasysh, përpara se të diskutosh, merr frymë. Përpara se të flasësh, dëgjo. Përpara se të kritikosh, gjyko veten tënde. Përpara se tëshkruash, mendo. Përpara se të bësh keq, ndiej. Përpara se të dorëzohesh, provo. Përpara se të vdesësh, jeto”. – Audrey Hepburn, aktore e njohur britanike, e vlerësuar edhe si ikonë e modës.

Back to top button