Speciale

Pse ISIS-i është një kërcënim gjeopolitik

 

isis gjeopolitik

Origjina e Shtetit Islamik të Irakut dhe al Shamit (ISIS) i përket kohës kur Abu Musab al Zarkawi, pasi është formuar ushtarakisht në luftën e Afganistanit kundër Ushtrisë së Kuqe, në vitet Nëntëdhjetë formoi Jamat al Tawhid wa-l-Jihad. Gjatë luftës irakene, al Zarkawi u sulmua nga drejtuesit e al Qaedas për përdorimin e tepruar të dhunës ndaj popullsisë irakene sesa kundër trupave të Koalicionit, pse jo dhe për prirjen tejet radikale të tij në imponimin e shari’a. Një impas i brendshëm që nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të zgjerohej në vitin 2006 në vijim të vdekjes së terroristit jordanez. Kështu, më parë e panjohur dhe e përbërë vetëm nga disa dhjetëra militantë joirakenë, organizata është vendosur në mënyrë progresive në qendër të vëmendjes së përgjithshme, duke krijuar kështu një famë që i ka kaluar kufijtë e Irakut (ku qysh nga viti 2004 ishte bërë e njohur si al Qaeda në Tokën e Dy Lumenjve ose al Qaeda në Irak). Agresiviteti i saj, bashkuar me efikasitetin operativ në terren, ka tërhequr…

[real3dflipbook id=”636″]


Leave a Reply

Back to top button