Teknologji

Samsung është gati të hedhë në treg Galaxy A7

samsungKapaku i produktit të fundit të Samsung do të jetë prej alumini dhe ekrani 5.5 police. Samsung sapo ka zbuluar Galaxy A7 që do të pasojë pararendësit e saj Galaxy A3 dhe Galaxy A5. Sipas të dhënave të para, produkti do të jetë gati për tu hedhur edhe në tregun evropian pas disa javësh dhe paraprakisht, mendohet se çmimi i tij do të jetë 499 euro. Diapozitivi ka një dispaly Super Amoled Hd 5.5 police, fotokamera primare prej 13 megapixel dhe një tjetër sekondare prej 5 megapixel. Ai do të jetë i disponueshem në dy ngjyra, i zi dhe i bardhë si dhe do të ketë edhe versionin me dy karta.
Foto-kamera është e pajisur edhe me një funksion të ri autoselfie, në gjendje të lejoje bërjen e fotove me komandë vokale, ose lëvizjen e telefonit. Sa i takon sistemit operativ, sipas informacioneve më të fundit, Samsung është duke menduar rikthimin tek Ëindoës, fillimisht për ta përdorur tek smartphone-t e fashës bazë. Ndërkohë që kanë filluar të qarkullojnë zëra edhe për versionin më të ri të serisë Galaxy, atij 6, që mendohet se do të prezantohet në mars me rastin e Mobile Ëorld Kongres në Barcelonë. Projekti me emrin e koduar, “Project Zero”, ka si qëllim të tregoje se modeli i fundit nuk është një vazhdimësi e modeleve pararendëse të kësaj gjenerate, dhe për këtë qellim, ajo mendohet se do të ketë një kapak metalik dhe xhami dhe do të jetë e papërshkrueshme nga uji.

Leave a Reply

Back to top button