Teknologji

Shfaqen problemet tek kamera e iPhone 6 Plus

ipohone 6 plusDisa përdorues të iPhone 6 Plus-it janë ankuar në forumet e Apple-it se kamera e këtij telefoni është shumë difektoze. Sipas tyre, kamera e iPhone 6 Plus-it nuk fokusohet, prandaj bën foto të paqarta, pamja është e mjegullt dhe e shtrembëruar. Si duket problemi lidhet me stabilizuesin optik të imazheve (OIS), një veçori që gjendet vetëm tek iPhone 6 Plus dhe mungon tek iPhone 6, për faktin se kushton shumë shtrenjtë.
OIS neutralizon mekanikisht dridhjet e duarve, duke mundësuar që fotot të kenë pamje më të qartë dhe më shumë ndriçim. Kjo teknologji ka të shpërndarë gjithandej lente, kështu që kur përdoruesit lëvizin, lentat mbeten të qëndrueshme. Kjo nuk bën vetëm që fotot të dalin të qarta, por gjithashtu lejon këtë aparat të qëndrojë i ndezur për një farë kohe në mënyrë që pamja të dalë e qartë, pa turbullira. Disa përdorues kanë shkuar tek dyqanet e Apple-it dhe kanë kërkuar që të ndryshojnë kamerën e pajisjes ose të kthejnë të gjithë telefonin. Një tjetër përdorues ka postuar një video në YouTube ku demonstrohet ky problem tek iPhone 6 Plus. Për momentin ky problem është hasur vetëm tek disa njësi të iPhone 6 Plus-it, ndërsa Apple nuk ka dhënë akoma një shpjegim mbi keqfunksionimin e kamerës.

Leave a Reply

Back to top button