Magazine

Shkencëtarët që pretendojnë se mund të provojnë ekzistencën e Zotit

Screen Shot 2016-03-07 at 11.36.05Nëse keni qenë një student i filozofisë, atëherë mund të keni lexuar në lidhje me argumentet mbi ekzistencën e Zotit. Nëse jo, atëherë ky artikull do t’iu ndihmojë të mësoni rreth tyre. Që nga fillimi i njerëzimit, bota ka qenë gjithmonë e intriguar në lidhje me idenë nëse ka një fuqi universale që është shkaku i gjithësisë. Pa marrë parasysh se çfarë feje apo rryme mendimi mund t’i përkisni, ekzistenca e Zotit mund të ketë bërë që gjithmonë të pyesni veten:Kush jemi ne? Cili na ka krijuar?

Këto janë disa nga pyetjet që ne duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi në jetën tonë. Thelbi i njerëzimit, qëndron në faktin se ne të gjithë duhet të pyesim mbi ekzistencën tonë. A s’ka vërtetë asgjë kuptim, kur ju nuk e dini kush ju krijoi? Edhe nëse dikush nuk beson në Zot, çështja në lidhje me krijimin tonë gjithmonë duhet të jetë e mirëmenduar. Thënë këtë, më poshtë po paraqesim idetë e disa shkencëtarëve, që sipas tyre provojnë ekzistencën e Perëndisë.

5. Gjurmuesit e Ferrit në Rusi

Në Rusi ekziston një legjendë e zakonshme që në vitin 1989, kur një ekip shkencëtarësh u përpoq të gërmonte në terrenin e akullt të Siberisë. Ata gjetën një zgavër të fshehur disa metra nën tokë. Më pas futën një mikrofon brenda shtresës, për të regjistruar tingujt që prisnin të dëgjonin apo të mësonin se çfarë gjendej poshtë.

Sipas pretendimit të tyre, ata qenë në gjendje të regjistronin britmat e mijëra njerëzve, që sipas supozimit të tyre ishin duke u djegur në Ferr. Pavarësisht nëse kjo legjendë është e vërtetë apo jo, ekipi i përdori të dhënat për të provuar ekzistencën e Zotit. Megjithatë, kjo dëshmi mund të mos jetë e mjaftueshme, pasi i mungon një pjesë të madhe e objektivitetit shkencor. Ajo ngjarje tashmë kujtohet me shaka në një numër vendesh, si pusi që të çon në Ferr.

4. Neuro Parajsa

Eben Aleksander, një neurokirurg i njohur i Universitetit të Harvardit ra në një gjendje kome, e cila zgjati një javë. Kur iu krye rezonanca magnetike, së bashku me një numër procedurash të tjera të skanimit të trurit, u zbulua se një numër rajonesh të korteksit të tij nuk qenë duke funksionuar. Mjekët i thanë familjes së tij se Aleksandër kishte një mundësi të vogël për të mbijetuar. E megjithatë, ai u zgjua një javë më vonë.

Më pas u zbulua, se vetëm disa nga zonat primitive të trurit ishin duke funksionuar. Ai pohoi se kishte përjetuar një udhëtim në Parajsë. Sikurse pritej, Aleksandër u përball me shumë skepticizëm, në kushtet kur truri ynë ka potencialin për të transformuar dëshirat, kërkesa dhe ndjenjat tona. Pra, të shohësh diçka si Parajsa nuk është një gjë e re, pasi një numër njerëzish e kanë përjetuar atë. Por sërish kjo ëndërr ose imazhet mendore, s’mund të merren si një provë për ekzistencën e Zotit.

3. Sudenti i Kimisë

Gjatë një provimi kimie në Universitetin e Uashingtonit, pati edhe një pyetje në lidhje me ekzistencën e Ferrit dhe Parajsës. Një student dha një përgjigje shumë të kënaqshme në këtë drejtim, të cilën mësuesi u detyrua t’ua tregojë edhe kolegëve të tij. Pyetja ishte nëse ferri është ekzotermik apo endotermik. Përgjigja e tij ishte:shkalla në të cilën shpirtrat janë duke hyrë në Ferr është konstante.

Pasi një njeri shkon në ferr, ai ose ajo nuk do të jetë në gjendje për t’u larguar. Me pak fjalë, ai tha se ferri do të shpërthente, nëse shpirtrat do të lejohen vetëm të hyjnë dhe jo të largohen. Përgjigja e tij tregon përdorimin e një numri konceptesh, dhe madje edhe disa aspekte të ligjit të Bojlit, për të mbështetur përgjigjen e tij. Por një gjë mbetet e njëjtë, domethënë se nuk ka prova për ekzistencën e Zotit.

2. Skulptura

Në Universitetin e Vurcburgut, një profesor i mjekësisë gjeti disa skulptura. Ato ishin bërë prej materiali gëlqeror. Ai besonte se ato gurë ishin gdhendur dhe bërë nga vetë Zoti. Për më tepër, ai theksoi se gurët qenë krijuar në kohën kur Perëndia po testonte llojet e ndryshme të jetës, që do të krijonte më pas. Si një numër provash të tjera, edhe ky pretendim është përballur me shumë kritika dhe nuk është quajtur asgjë më shumë, sesa vetëm një shaka.

1. Basti i Paskalit

Ky argument është një nga më tërheqësit, por i mungon elementi i besimit. Argumenti është ky: besimi në Zot është i dobishëm. Në qoftë se në fund rezulton del se nuk ka asnjë Perëndi, atëherë ju nuk keni asgjë për të humbur. Megjithatë, nëse ndodh e kundërta, atëherë do të jeni të detyruar të vuani pasojat. Me fjalë të thjeshta, është diçka e mirë për të gjithë ne të besojmë në Zot.

Përsëri, këtij  argument i mungon diçka, në kuptimin që edhe nëse një person fillon të besojë në Zot, por vetën për hir të shkuarjes në Parajsë, ai ose ajo mund të mos kursehen. Edhe në qoftë se dikush nuk beson në Zot, por pranon idenë e një arsye të vetme, ai ose ajo ndodhen në barkën e duhur. Por është më e mira që njeriu duhet gjithmonë t’i takojnë një feje, të cilën ai ose ajo mendon se është e drejtë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button