Psikologji

Si të ndaloni së krahasuari vazhdimisht veten me njerëzit e tjerë në rrjetet sociale

Nga Julia Ries

Si shumë njerëz, edhe unë kam një marrëdhënie të ndërlikuar me rrjetet sociale. Nga njëra anë, më pëlqen që ato më lejojnë të qëndroj në kontakt me miqtë e vjetër, të krijoj lidhje të reja dhe të mësoj më shumë mbi thuajse çdo temë për të cilën mund të jem kureshtare.

Por nëse nuk jam e kujdesshme dhe e ndërgjegjshme kur dhe si e kaloj kohën time në mediat sociale, përfundoj duke u hallakatur për orë të tëra, dhe duke e krahasuar vazhdimisht veten me njerëzit e tjerë, jetën, karrierën dhe arritjet e tyre. Ky krahasim më nxit të pyes veten se ku jam unë në këtë botë.

Dhe ndonëse jam shumë e vetëdijshme se matja e vetes me të tjerët është n praktikënegative, unë e bëj ende këtë. Krahasimi social ekziston që nga ekzistenca e njeriut në këtëplanet. Ai na jep një mënyrë për të vlerësuar se si po ecim në raport me njerëzit e tjerë, dhe për të kuptuar aftësitë tona (dhe të të tjerëve), pozicionin tonë në shoqëri dhe performancënnë punën që bëjmë.

Në këtë kuptim, krahasimi i vetvetes me njerëzit tanë mund të jetë i dobishëm, dhe në një farë mase dhe mund të na ndihmojë të ecim më mirë në botë thotë Etan Kros, profesor i psikologjisë në Universitetin e Miçiganit. Por mediat sociale e kanë marrë këtë zakon shumë njerëzor, primitiv dhe e kanë intensifikuar në ekstrem.

Njerëzit priren të postojnë për sukseset dhe jo për dështimet e tyre. Meqë telefonat tanë janë praktikisht të lidhur me duart tona, ne jemi gjithashtu në gjendje të shohim jetën e njerëzve të tjerë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës. “Kur lundrojmë në mediat sociale dhe shohim postimet plot shkëlqim të të tjerëve, kjo mund të na bëjë të ndihemi të mërzitur ose ziliqarë dhe tadëmtojë humorin tonë thotë dr.Kros. Ja çfarë mund të bëni për të hequr dorë nga ky zakon i dëmshëm:

1. Kujtojini vetes se rrjetet sociale nuk janë gjithmonë të sakta

Nëse postimet e miqve tuaj (apo të personave të famshëm) priren tju bëjnë të ndiheni keqapo ziliqarë, mos harroni se ata po tregojnë atje vetëm një pjesë të jetës së tyre. Media sociale është shumë e kuruar, ajo është një pjesë e një momenti, dhe jo realiteti i plotë” thotë Xhanel Faifer, psikologe klinike dhe asistent/profesoreUniversitetin e Riçmond.

2. Vëzhgoni zakonet tuaja gjatë lundrimit në rrjetet sociale

Dr.Faifer rekomandon të bëni një vlerësim periodik se si i përdorni mediat sociale, dhe të gjurmoni se kur keni më shumë gjasa të lundroni dhe ta krahasoni veten me të tjerët. A ndiheni në ankth apo depresion ? Mbani një ditar apo një aplikacion, ku të shënoni ditë pas dite gjendjen tuaj psikologjike.

Pasi të jeni të vetëdijshëm për ndonjë model, atëherë mund të provoni të modifikoni sjelljen tuaj, duke fikur opsionin e njoftimeve në Twitter apo ti rezistoni dëshirës për të parë telefonin tuaj si veprimi i parë që bëni në mëngjes, gjithmonë nëse kjo jua prish menjëherë ditën”- thotë ekspertja.

3. Jini të kujdesshëm për atë që ndiqni në rrjetet sociale

Ju dëshironi që bota juaj në internet të jetë po aq e sigurt dhe mbështetëse sa komunitetet e botës reale ku jeni pjesë, thotë dr.Faifer. Ajo rekomandon që të shënoni diku llogaritë me të cilat angazhoheni më shumë, dhe të mendoni nëse e krahasoni veten negativisht me to, dhe nëse po, si ju bëjnë që të ndiheni.

Nëse disa llogari të caktuara ju shkaktojnë rregullisht ankth, turp ose dyshim për veten, mosndjekja e tyre mund të mbrojë paqen tuaj të brendshme, dhe tju lejojë të përqendroheni tek njerëzit që kanë një efekt pozitiv në mirëqenien tuaj. Dhe mendohuni dy herë përpara se të ndiqni llogari të reja thotë Faifer.

4. Investoni në marrëdhëniet e jetës reale

Vetë-krahasimi ndodh edhe jashtë rrjetit, por nuk është aq problematik sa përmes mediave sociale. Në ndërveprimet në botën reale, ju keni qasje tek më shumë detaje dhe kontekst. Informacioni që merrni nuk kufizohet në foto të kuruara në mënyrë strategjike apo në 280 shkronja.

Po ashtu mund të angazhoheni në mënyrë aktive në biseda, dhe të zgjidhni të rrethoheni me njerëz të cilëve u besoni dhe me të cilët ndiheni rehat, thotë dr.Faifer. Përfitimet e shoqërimit në jetën reale janë të mirë-dokumentuara në kërkimin shkencor. Pasja e miqësive të forta,mund tju mbrojë nga dëmet e stresit të përditshëm dhe të përmirësojë humorin tuaj.

5. Shkëputuni herë pas here nga rrjetet sociale

Zgjidhja ime e preferuar kur futem në ciklin e vetë-krahasimit:I fshi të gjitha aplikacionet nga telefoni dhe harrojekzistojnë mediat sociale. Kam zbuluar se ky veprim e zhduk tundimin për të lundruar në to, dhe më ndihmon të pastroj mendjen nga krahasimet. Një studim tregon se edhe një shkëputje 1-javore nga mediat sociale, mund tju ndihmojë të shmangni krahasimin e vetes, dhe të përmirësoni shëndetin dhe mirëqenien tuaj mendore.

Marrë me shkurtime

Back to top button