Psikologji

Synimet e tua në jetë duhet të qëndrojnë mbi gjithçka dhe mbi këdo…

Unë ia kam dalë i vetëm, që kur kam qenë 13 vjeç. Isha më i vogli në familjen time dhe askush nuk dilte me mua. Ndihesha i vetëm, totalisht i vetëm. E vetmja gjë që më kalonte në mendje, ishte se unë kisha ardhur në këtë botë për një arsye dhe se duhet ta gjeja atë arsye.  Dhe kur ta gjeja, të bëja çdo gjë për ta arritur.

Kështu bëra. I vendosa vetes synime për t’i arritur në jetë dhe i vendosa ato mbi gjithçka. Kjo nuk do të thoshte se miqtë apo familjarët e mi nuk ishin të rëndësishëm, apo se nuk do të bëja asgjë për ta, por se synimet e mia në jetë ishin më të rëndësishme se çdokush dhe se gjithçka. Ndaj, nëse do të ndodhte diçka e papritur, unë sërish nuk do ta shkëputja vëmendjen time prej tyre. Gjithmonë mendoja se do të pëndohesha, ose më keq akoma, se do ta urreja veten time, nëse dikush do të më shkëpuste nga ato çfarë i kisha vendosur vetes si synim t’i arrija.

E përsëris sërish se kjo gjë nuk do të thoshte se nuk do të isha aty për miqtë apo familjarët e mi, kur të kishin nevojë. Thjesht nuk do të lejoja që njerëz të ndryshëm të transmetonin drejt meje energji negative, duke marrë energjitë e mia pozitive dhe duke më shpërqendruar nga misioni im në jetë. Kjo gjë mund të duket si negative, si egoistë, apo si një pohim prej dikujt që nuk ka një zemër, por nuk më intereson. Unë nuk kam ardhur në këtë botë për të humbur kohë dhe energji me njerëz që nuk më ndihmojnë të ndihem mirë, ashtu siç unë bëj me këdo.

Unë dua thjesht të jetoj çdo ditë duke menduar se kam ndihmuar të bëj të lumtur jetën e njerëzve që takoj, apo të lë diçka të bukur në këtë botë ku jetojmë. Më pëlqen të shoh se si mund ta përdor energjinë time për t’u transformuar për mirë nga brenda dhe nga jashtë, si dhe duke e shtyrë veten përtej dhimbjes për të parë se sa i fortë mund të bëhem. Kjo është filozofia ime e jetës. Teksa rritemi, duhet ta nxisim veten për të bërë gjërat që na trembin më tepër.

Lewis Howes

Leave a Reply

Back to top button