Teknologji

Të gjithë televizorët inteligjentë të Samsung-ut do të përdorin platformën Tizen në 2015

samsung smart

Samsung ka krijuar sistemin e vet operativ Tizen, të cilin e ka përdorur tek telefonat inteligjentë. Tani kompania do ta sjellë atë në linjën e saj të televizorëve inteligjentë, që do t’i prezantojë gjatë vitit 2015. Të gjithë televizorët inteligjentë që Samsung do të prezantojë këtë vit do të operojnë me sistemin Tizen. Tizen është një sistem operativ i bazuar në Linux, i krijuar nga Samsung në bashkëpunim me Intel-in. Me përdorimin e sistemit Tizen tek televizorët e saj, Samsung do të ketë mundësi të ofrojë aplikacione dhe veçori më të mira.
Si fillim, sistemi i ri Tizen për televizorët inteligjentë do t’ju lejojë të kontrolloni statistikat mbi ekipin dhe lojtarët gjatë lojës, ndërkohë që po shihni televizor. PlayStation tani mbështet lojërat e drejtpërdrejta të PlayStation 3 dhe 4 në televizor pa pasur nevojë për një konsolë. Ju do të keni mundësi të luani lojëra të tilla si Just Dance nga Ubisoft duke kontrolluar televizorin dhe kamerën, të shfaqni përmbajtje nga telefoni juaj inteligjent në televizor dhe emisione të drejtpërdrejta nga televizori në telefonin tuaj, etj.
Ky sistem është i ngjashëm me sistemin operativ të LG-së, webOS për televizorët inteligjentë, i cili bazohet në sistemin Linux. Këto sisteme operative janë shumë më të aftë se sistemet normale që gjeni tek televizorët dhe ju ndihmojnë të shtoni veçoritë. /krokodili.al/

Leave a Reply

Back to top button