Thenie

Thënie nga Ellen Degeneres që do t’ju bëjnë të ndiheni krenar ju, për atë që jeni dhe për ato që keni…

“Bukuria e vërtetë nuk ka të bëjë me ngjyrën e flokëve, apo me ngjyrën e syve. Bukuria e vërtetë ka të bëjë me atë që je si qenie njerëzore, me parimet e tua, me moralet”.

“Ne të gjithë supozohet të jemi të ndryshëm. Dua shumë t’i inkurajoj të tjerët ta pyesin veten: “Kush jam unë dhe si dua unë ta jetoj jetën time?””.

“Përpiqu të gjesh kush je dhe bëhu ai person. Kjo është arsyeja se pse shpirti yt është vendosur në këtë Tokë. Gjeje këtë të vërtetë, jetoje të vërtetën dhe çdo gjë tjetër do të vijë vetë”.

“Unë mbështes ndershmërinë, barazinë, mirësinë, mëshirën, të trajtuarit e njerëzve në mënyrën që duam të na trajtojnë dhe të ndihmuarit e atyre në nevojë. Për mua, këto janë vlerat më të rëndësishme”.

“Shumica e komedive është e bazuar në të bërit për të qeshur të tjerët duke tallur dikë dhe mua kjo gjë më duket një formë talljeje në mënyrë madhore. Ndaj, unë dua të bëhem një shembull se mund të jesh argëtuese, njeri i mirë dhe t’i bësh të tjerët të qeshin pa i lënduar ndjenjat e dikujt”.

“Ndiq pasionet e tua. Qëndrojini të vërtetë vetes suaj. Mos e ndiqni asnjëherë rrugën e dikujt tjetër, vetëm nëse jeni në pyll, keni humbur dhe shikoni një rrugë me hapat e dikujt tjetër”.

“Unë mësova për mëshirën pas diskriminimit prej të tjerëve. Çdo gjë e keqe që më ka ndodhur, më ka mësuar për mëshirën”.

“Më mërzit mënyra se si njerëzit e trajtojnë njëri-tjetrin dhe se si  e paragjykojnë njëri-tjetrin, kur e vërteta është se të gjithë na lidh e njëjta gjë. Ne vijmë të gjithë nga të njëjtat molekula”.

“Edhe pse mund të ndihesh sikur nuk je aty ku duhet të ishe, nuk duhet të shqetësohesh, sepse hapi tjetër që duhet të bësh, duhet të të çojë atje ku duhet të jesh”.

“Mendoj se bukuria vjen nga të njohurit e atij/asaj që je. Kjo është bukuria e vërtetë për mua”.

“Është dështimi ai që të mëson kuptimin e duhur të suksesit”.

“Ji i hapur për të mësuar gjëra të reja, edhe pse ato mund të kundërshtojnë gjërat që mësove dje”.

“Kur ndërmerr rreziqe, mëson se do të ketë raste kur do të fitosh dhe raste kur do të humbasësh dhe të dyja rezultatet janë të rëndësishme”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button