Psikologji

Vajza, shmangini këta meshkuj nga jeta juaj! Kujdes sidomos me të gjashtin

Si femrat, ashtu edhe meshkujt, shfaqin një rol të caktuar në një marrëdhënie. Një mashkull mund të bëjë rolin e vëllait, babait, mbrojtësit, por gjithnjë duhet pasur kujdes për të mos kaluar në ekzagjerime, sepse atëherë bëhet çdo gjë e padurueshme për partneren. Më poshtë ne do t’ju prezantojmë me shtatë rolet e meshkujve, të cilat duhet t’i shmangni për të pasur një marrëdhënie të shëndoshë.

  1. Mashkulli në rolin e babait.

Dashuria e një babai është shumë më ndryshe nga dashuria për një partner. Kjo lloj dashurie është në përgjithësi më protektike, prandaj nëse nuk doni të keni pranë dikë që do t’ju kufizojë disi liritë tuaja, bëni mirë ta shmangni një mashkull të tillë.

  1. Mashkulli rebel.

Në fillim të një historie mund të duket intriguese dhe tepër interesante të biesh në dashuri me një person rebel dhe me ide ndryshe nga ato të të tjerëve. Mirëpo për këtë fakt, nëse marrëdhënia juaj zgjat shumë, keni për të pasur debate për këtë pjesë dhe kjo gjë nuk i bën mirë një marrëdhënieje. Ndaj, nëse doni një marrëdhënie të qetë, bëni mirë ta evitoni mashkullin rebel.

  1. Mashkulli që hiqet si djalë i mbarë.

Ky është djali më i gabuar që mund të frekuentosh. Është lloji klasik i mashkullit me personalitet të dyfishtë. Ai mund të jetë më i miri përpara syve të prindërve të tu, por transformohet totalisht kur është vetëm me ju. Ky lloj mashkulli nuk ka një personalitet të vërtetë, sepse është i zënë duke u përpjekur të duket, se sa të jetë realisht ai që është.

  1. Mashkulli në rolin e heroit.

Shumë femra, që nga fëmijëria e tyre, janë në pritje të një pricni të kaltër, të heroit të tyre. Por princi i kaltër nuk ekziston. Mos prit dikë që të të ndihmojë me problemet e tua, apo që të bëjë gjëra të ndryshme në vendin tënd. Mësoni të mbështeteni tek vetja juaj dhe t’ia dilni vetë mbanë, sepse vetëm kështu mund të rriteni dhe ta përballoni jetën tuaj.

  1. Mashkulli “skllav”.

Qëndrojini larg mashkullit që punon dhe sjell lekë në shtëpi, ndërkohë që juve jeni shtëpiake. Situata do të përparojë me atë që komandon jetën tuaj. Paraja nuk është gjithçka në jetë. Mësoni të jeni të pavarura nga mashkulli juaj.

  1. Mashkulli jo i pjekur mendërisht.

Këtë lloj mashkulli duhet ta mbash sa më larg me të gjitha forcat e tua, nëse po kërkon një lidhje afatgjatë. Meshkuj të tillë nuk e dinë kuptimin e fjalës përgjegjësi, sepse e përballojnë jetën e tyre sikur të ishin ende fëmijë. Nëse ju nuk doni një fëmijë në krahun tuaj, atëherë duhet ta shmangni një mashkull të tillë.

  1. Mashkulli joshës.

Ata të bëjnë të ndihesh shumë mirë në hapat e parë të lidhjes, por mos u bindi shumë nga fjalët apo gjestet e bukura të meshkujve joshës. Ata nuk janë tipi i mashkullit që mendojnë për një lidhje afatgjatë, ndaj mendojeni mirë këtë gjë, përpara se të merrni një vendim për ta vazhduar lidhjen me ta apo jo.

Leave a Reply

Back to top button