Teknologji

WhatsAppi bën një hap prapa

wappp

“Tikat” e kaltër të WhatsAppit që ua mundësonin përdoruesve të shihnin nëse mesazhi i tyre është lexuar, shumë shpejt do të hiqen pasi kanë ngjallur pakënaqësi te disa përdorues. Krijimi i “tikave” shiheshin si një opsion i duhur për aplikacionin e mesazheve, por vetëm pak javë pas lansimit të tyre, shumë përdorues janë të pakënaqur me shoqërinë shkaku i mos kthimit të mesazheve, madje edhe kur “tiku” blu sinjalizonte se ata e kanë lexuar mesazhin, transmeton koha.net. Tani raportohet se Whatsappi në “updaten” e ri të aplikacionit do të heq “tikun” blu, por fillimisht te telefonat me sistemin operativ Android. Azhurnimi është në versionin beta, që do të thotë se ende nuk është kompletuar për lansimin zyrtar. WhatsApp ndryshimet e reja i bëri te telefonat iOS, Android, Windows Phone, Nokia S40, Nokia S60 dhe BlackBerry 10.

Leave a Reply

Back to top button