Your Life

7 gjëra që burrat kanë vërtetë nevojë të kenë nga gratë

1. Zemrën

Shumica e burrave – jo të gjithë – s’janë gjithmonë të zotë të ndajnë shqetësimet, frikërat dhe zhgënjimet me të tjerët. Për këtë arsye, kanë dëshpërimisht nevojë për një grua me të cilën të hapen, e cila kupton mjaftueshëm sa për t’i bërë të ndjehen mirë.

2. Vëmendje

Burrat kanë nevojë për një grua që është dëgjuese e mirë, sepse një herë që nisin të flasin për diçka personale, burrat e lëshojnë pastaj “përroin e tyre mendor”. Nëse e ndërprisni, menjëherë do të mbyllet. PRa, duhet që femra të jetë një prani pozitive sa më shumë që të mundet, në këto momente.

3. Respekt

Burrat kanë nevojë për respekt në përgjithësi, por kanë sidomos kur bëhet fjalë për një marrëdhënie. Burrat duan që gruaja e përzgjedhur t’i vlerësojë për atë që janë. Eshtë pak si e vjetër, por disa burra kanë dëshirë të shihen edhe si heronj, në një farë kuptimi. Që do të thotë se ai dëshiron që gruaja e tij të shkojë gjithmonë drejt e tek ai për këshillë.

4. Liri

Liri në marrëdhënie do të thotë t’i japësh një burrë hapësirë, kur i nevojitet. Domethënë lëreni të dalë me shokët, të ndjekë hobet e tij dhe respektojeni si individ, ndaraz marrëdhënies që ndani. T’i japësh liri një burri do të thotë gjithashtu që ai nuk është e gjithë jeta e një femre. Nëse e përcaktoni veten tuaj vetëm me burrin që jeni në marrëdhënie, do e trembni.

5. Besim

Tupac këndonte: “Dua të të heq gjithë dhimbjen dhe mjerimin, por kam nevojë vetëm që të kesh besim tek unë”. Të kesh besim tek një burrë, do të thotë të mendosh që është njeri i mirë. Do të thotë që e njeh mirë dhe s’po përpiqesh që ta akuzosh, fajësosh apo sulmosh. Nëse një burrë nuk ndihet rehat me ju, do të shkojë tek një tjetër. Jepini besim, sa kohë që ai nuk ju jep një arsye të mso e bëni këtë.

6. Origjinalitet

Burri nuk kërkon një grua e cila bën sikur është dikushi, vetëm për ta kënaqur. Kjo mund të interpretohet sikur keni një agjendë të fshehtë, ose mund t’ju bëjë të dukeni si manipuluese, në një kohë që thjesht po përpiqeni ta bëni të lumtur. Në vend të pyetjes “Çfarë do ky burrë nga unë?”, bëjini vetes pyetjen: “Çfarë dua unë t’i jap këtij burri?”

7. Seksi dhe joshja

Nuk është sekret që burrat dhe gratë kanë nevojë për seksin. Por intimiteti fizik përfshin shumë më tepër se sa vetëm seksin. Burrat kanë nevojë për një grua që është e hapur dhe nuk është e frikësuar për të patur intimitet dhe ndjerë kënaqësi. Për të dy, seksi është një mënyrë për t’u ndjerë të lidhur me njëri-tjetrin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button