Your Life

7 gjëra që njerëzit me kontroll emocional nuk i bëjnë

Screen Shot 2016-07-21 at 15.05.11

1. Ata nuk i injorojnë ndjenjat e tyre

Shumë shpesh, ne mund të njohim që një emocion po futet brenda nesh – por zgjedhim ta injorojmë. Njerëzit me kontroll emocional nuk i injorojnë ndjenjat e tyre, ata pranojnë secilin emocion dhe e dinë se ai ka një qëllim dhe një origjinë. Në vend që të injorojnë ndjenjat, ata shkojnë përmes procesit të shëndetshëm të vetëdijësimit, pranimit dhe tolerimit.

2. Ata nuk neglizhojnë se si ndjenjat e tyre ndikojnë mbi trupin e tyre

Ndonjëherë është shumë e qartë se si një emocion ndikon në trupin tonë. Kur ne jemi të trishtuar, ndoshta qajmë. Nëse jemi të lumtur, ne buzëqeshim. Por, nuk është gjithmonë kaq e drejtpërdrejtë. Njerëzit me kontroll emocional e kanë zotëruar artin e pikasjes së, qoftë edhe pasojave më të vockla emocionale në trupin e tyre. Ata pranojnë se stresi mund të rezultojë në një nofull të kontraktuar, ose stomak të trazuar. Ata vlerësojnë se trishtimi mund të ulë energjitë dhe rrisë letargjinë. Këto janë të gjitha informacione që japin organet tona, se emocionet kanë filluar të kenë pasojë; njerëzit me kontroll mbi emocionet e tyre u kushtojnë vëmendje.

3. Ata nuk i refuzojnë emocione pa punuar me ta

Njerëzit me kontroll emocional jo vetëm identifikojnë emocionet e tyre dhe se si ato ndikojnë në trupin e tyre, por ata mësojnë se si t’i “procesojnë” ata. Ata zgjedhin t’i lënë të rrjedhin, në vend se t’i largojnë – duke njohur dallimin kryesor midis këtyre dy opsioneve. Ata e kuptojnë se një emocion mund të lirohet vetëm pasi ai të jetë “procesuar”. Ata e dinë se refuzimi i emocionet është një gjë e kotë, sepse ai i lejon ata të kthehen më vonë, si diçka më e madhe dhe më e fortë.

4. Ata nuk shpërfillin ngjarjet që aktivizojnë ndjenjat e tyre

E vërteta është, se ne nuk zgjohemi një ditë të bukur duke u ndjerë të lumtur, trishtuar, zemëruar, lënduar apo ngacmuar. Ka gjithmonë një ngjarje që aktivizon një emocion. Njerëzit me kontroll emocional kanë mësuar se si të identifikojnë se çfarë ngjarje shkakton reagimin e tyre emocional. Ky është një hap i nevojshëm për t’i ikur neglizhencës së emocioneve.

5. Ata nuk shpërfillin mendimet që kishin para emocionit

Njerëzit me kontroll emocional pranojnë se pas ngjarjes aktivizuese, ka një mendim. Ky mendim është ai që kultivon përgjigjen emocionale. Ata e kuptojnë se ngjarjet nuk nxisin emocione, por mendimet tona rreth tyre, janë ata që ngjallin emocionet tona. Ata e shohin se shumica e ngjarjeve në jetë janë jashtë kontrollit tonë, por mendimet që ne kemi para, gjatë, dhe pas një ngjarje janë tërësisht brenda kontrollit tonë. Me këtë gjë në mendje, njerëzit që kanë një kontroll të fortë mbi emocionet e tyre, janë në gjendje të zhvendosin mendimet që kanë në lidhje me një ngjarje për të zëvendësuar emocionet negative me emocionet që u shërbejnë më mirë atyre.

6. Ata nuk injorojnë pasojat e veprimit si pasojë e impulseve emocionale

Ka pasoja kur vepron sipas ulje-ngritjeve emocionale. Njerëzit me kontroll mbi emocionet e tyre të sjellin ndërgjegjësim për pasojat e veprimeve të tyre dhe pranojnë përgjegjësinë për këto pasoja. Në vend që të përpiqen për ta vendosur fajin mbi ngjarje, apo një person tjetër për pasojat e impulseve të tyre emocionale, ata e pranojnë se ishte sjellja e tyre që ka shkaktuar pasojat. Ata përdorin këtë si një kujtesë për të krijuar më shumë hapësirë mes të ndjenjës dhe veprimit në të ardhmen, duke ulur mundësinë që të veprojnë sërish vetëm sipas impulsit.

7. Ata nuk vazhdojnë duke përsëritur modelet e padobishme emocionale

Emocionet mund të jenë ciklike – dhe njerëzit me kontroll emocional e kuptojnë këtë. Ata e shohin se ngjarjet aktivizuese të emocioneve ndezin një mendim të brendshëm dhe që mendohet se ndikon drejtpërdrejt në emocionin pasues. Ky emocion bëhet forca lëvizëse e sjelljes ose veprimit që vjen më pas. Njerëzit me kontroll mbi emocionet e tyre kanë mësuar, ndoshta përmes gjykimit dhe gabimit, se cilado sjellje pason emocionet e tyre, në fund të fundit ndikon mjedisin rreth tyre për të reaguar në mënyrë të përshtatshme. Kjo vetëm krijon një ngjarje tjetër ndaj të cilës ata të përgjigjen, gjë që shkakton një tjetër mendim të brendshëm dhe një emocion tjetër që e ndjek pas atë. Njerëzit me kontroll emocional kuptojnë se në qoftë se mund ta ndërpresin këtë cikël dhe të marrin më shumë kontroll mbi emocionet e tyre, duke përqendruar mendimet e tyre, i gjithë modeli mund të prishet – duke arritur kështu një mënyrë më të shëndetshme dhe më të lumtur të të jetuarit dhe përballuarit të ndjenjave të tyre. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button