Psikologji

9 shenja për të kuptuar, që ke të bësh me një zemër të ligë

A keni njohur ndonjë që i pëlqen dhimbja e tjetrit? Nëse të ka rastisur, atëherë e di për çfarë po flasim, në të kundërt bëj kujdes për këto shenja.

  1. E shijojnë dhimbjen tuaj.

Ndihen të lumtur kur ju shohin të vuani, mund të bëjnë diçka për t’ju shkaktuar dhimbje. Këta njerëz nuk e dinë çdo të thotë keqardhje dhe gjithçka duan është të shijojnë fatkeqësitë e tjetrit. Mund të ndihen të lehtësuar që fatkeqësia ju ka ndodhur juve dhe jo atyre.

  1. Janë fanatikë të kontrollit.

Nëse i lë këta persona të të afrohen, do të marrin kontrollin në gjithçka duan. Nëse për ndonjë motiv nuk do të ia dalin, do të bëjnë të pamundurën për të të kontrolluar edhe duke shkatërruar të gjithë ata që i kanë ndihmuar më parë.

  1. Thonë gënjështra.

Disa mendojnë se është e drejtë të gënjesh për të mbrojtur atë që do, por nuk është kështu. Të gjithë gënjeshtrat që thonë njerëzit e ligj në fund të ditës do të dëmtojnë marrëdhenien tuaj dhe do ta lenë të plagosur. Nuk bëhet fjalë për të gënjyer pak, çdo gjë që thonë është një gënjeshtër.

  1. Mashtrojnë.

Miqtë janë aty për t’ju ndihmuar. Kudo që të shkoni nuk do të ndiheni vetëm. Kur bëhet fjalë për njerëz me zemër të ligë jo vetëm që s’do t’ju ndihmojnë, por nëse do të keni dyshime do t’ju udhëheqin drejt një rruge të gabuar vetëm për kënaqësinë t’ju lenë në fatkeqësi.

  1. Janë të pamëshirshëm.

Këta nuk jua duan të mirën. S’ka rëndësi që ju jeni afër tyre, mund të jeni edhe partneri. Disa prej këtyre përfundojnë në një marrëdhënie të dhunshme që nuk arrin të ezaurohet. Nëse gjeni dikë që të jetë shumë agresiv largojuni para se të jetë shumë vonë.

  1. Nuk marrin asnjë përgjegjësi.

Personat e ligj kanë nevojë për ju sepse kanë nevojë që dikush të kujdeset për ta si për ndonjë fëmijë. Jeni ju ata që bëni gjithçka. Përgjegjësia është hapi i parë drejt një marrëdhënie dhe nëse nuk janë të gatshëm për ta marrë përsipër kjo është shenjë e një ligësie, Jo vetëm në fushën e ndjenjave, por edhe në punë. Edhe pse këta persona kanë një pozicion më të lartë nuk veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe vazhdojnë të fajësojnë të tjerët.

  1. Janë gënjeshtarë të sëmurë.

Çfarëdo që ndodh nuk është faji i tyre. Fajësojnë të tjerët për gabimet e veta edhe në raste kur i kap në flagrancë. Nuk u vjen turp, përkundrazi sillen sikur të donin që ju ta dinit. Kjo është një shenjë që personi është psikopat, kështu më mirë kini kujdes.

  1. Janë manipulues.

Ndryshojnë dhe manipulojnë realitetin dhe ju japin versionin e tyre të ngjarjeve. Mos provoni t’u tregoni që e kanë gabim. Kjo është gjëja më e keqe për t’u bërë. Do të kthehen në kritikë dhe gjërat do të degjenerojnë. Do t’ju konsiderojnë të çmendur.

  1. Abuzojnë emotivisht.

I dominojnë njerëzit dhe përpiqen t’i ulin me fjalë, prepotencë, kërcënime, kritika, dhe i turpërojnë. Të gjitha këto i bëjnë për t’i dominuar dhe për t’i bërë të ndihen të vegjël. Ka një arsye për këtë sjellje, ata kanë pasiguri që vijnë që nga fëmijëria dhe me abuzime verbale fyejnë të tjerët dukë u ndier mirë vetë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button