Enigma

Bestytnia dhe matematika. Tek Pitagorianët, vrasja e parë “për shkencë”

screen-shot-2016-10-07-at-18-15-37

Rrënja katrore e 2-shit është një numër iracional (nuk mund të shprehet me një thyesë të thjeshtë). Kur Pitagorianët ndeshën këtë informacion në dukje të padëmshëm, ai dëmtoi vetë bërthamën e besimeve të tyre. Matematika, për Pitagorianët, ishte e pandashme nga misticizmi dhe jeta fetare, dhe struktura e kozmosit besohej se ishte e lidhur me harmoninë matematikore. Pitagorianët u përpoqën ta mbajnë të fshehtë, por një pjesëtar e nxorri informacionin jashtë vëllazërisë. Tradhëtari u hodh në ujëra të thellë dhe u mbyt. Shumë autorë e përshkruajnë këtë person si martirin më të hershëm të shkencës. Mund të thuhet se ai ishte martir i bestytnisë, përderisa nuk ishte aspekti shkencor i numrave iracionalë që motivoi vrasjen, por ekstrapolimi fetar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button