Covid19

Cilat maska na mbrojë më shumë nga koronavirusi?

A ka rëndësi se çfarë lloji maske vendosni?

Po. Lloje të ndryshme maskash ofrojnë nivele të ndryshme mbrojtjeje. Respiratorët e shkallës kirurgjikale N95 ofrojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes, duke parandaluar përdoruesin të infektohet me Covid-19, i ndjekur nga maskat  kirurgjikale. Sidoqoftë, këto maska ​​janë të kushtueshme dhe janë të pakëndshme për t’u mbajtur për periudha të gjata. Madje edhe vendet që kanë kërkuar nga publiku të mbajnë maska ​​në fytyrë, zakonisht kanë sugjeruar që maska ​​të tilla duhet të rezervohen për punonjësit e shëndetit ose ata me rrezik veçanërisht të lartë.

Se sa vlera mbrojtëse kanë maskat prej letre njëpërdorimshe apo maskat prej cope që janë shumëpërdorshme është më pak e qartë, por prapëseprapë dihet që maskat mund të kontribuojnë në zvogëlimin e transmetimit të Covid-19. Kjo vlen edhe për maskat ​​që mund të bëhen në kushte shtëpiake.

Më mirë maskat kirurgjikale njëpërdorimshe apo maskat prej cope shumëpërdorimshe?

Një studim amerikan hulumtoi se cilat materiale shtëpiake parandalonin më së miri grimcat prej 0.3-1.0 mikronë në diametër, madhësinë tipike të viruseve dhe baktereve, dhe arriti në përfundimin se materiali më i mirë ishte qesja e fshesës me korrent, “pambuku”.
Shalli dhe materiali i fashove ishin më pak të efektshëm, por prapë kapën një pjesë të grimcave.

Si ti vendosim dhe heqim në mënyrë të sigurt?

Para se të vendosni një maskë, pastroni mirë duart me sapun dhe ujë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskën tuaj dhe sigurohuni që të mos keni boshllëqe midis fytyrës dhe maskës. Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimit të saj, dhe nëse e bëni, lani duart. Zëvendësoni maskën kur është e lagur. Për të hequr maskën tuaj, hiqeni atë duke përdorur etiketat elastike, pa prekur pjesën e përparme dhe hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur ose nëse maska është e ripërdorshme, direkt në lavatriçe.

Sa shpesh duhet ti lani maskat?

Ato duhet të lahen pas çdo përdorimi. Instituti i SHBA-së për Kontrollin e Sëmundjeve sugjeron “në mënyrë rutinore”.

A shkaktojnë ndonjë problem mjedisor?

Shumë maska ​​që gjenden në tregje janë bërë nga shtresa plastike dhe janë krijuar për tu përdorur vetëm një herë. Sipas një analize të shkencëtarëve në University College London, nëse çdo person në Mbretërinë e Bashkuar përdor një maskë njëpërdorimshme çdo ditë për një vit, do të krijohej një shtesë prej 66,000 ton mbetje plastike të kontaminuara. Përdorimi i maskave shumëpërdorimshme nga popullata e përgjithshme do të zvogëlonte ndjeshëm mbetjet plastike.

Leave a Reply

Back to top button