Zodiak

Dashi i pamposhtur, pasioni i Binjakëve, harmonia e Peshores. HOROSKOPI I JAVES, 10-16 qershor 2019

Dashi

Sido që t’iu vijnë punët gjatë kësaj jave, mundohuni t’iu tregoni të gjithëve se jeni të pamposhtur. Tensioni do e pushtojë këtë jave jetën tuaj në çift. Do kaloni një krizë të vështirë kështu që bëhuni gati. Mundohuni të toleroni pak më tepër nëse doni të vazhdoni të qëndroni bashkë. Ju beqarët do vini mbi gjithçka çështjet e zemrës. Priten takime emocionuese dhe mjaft interesante. Përfitoni nga ato. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur sepse një gabim i vogël do ua tronditë buxhetin. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë. Ata që kanë probleme me tensionin duhet të bëjnë një kontroll tek mjeku. Në punë do jeni plot energji dhe më në fund do filloni të realizoni projektet që kishit menduar.

Demi

Këtë jave nuk duhet të jeni të ashpër me veten tuaj dhe nuk duhet t’i tregoni askujt pikat e dobëta. Nëse keni një lidhje do jeni gjithë kohës në të njëjtën linje me partnerin dhe do bëni më të mirën për vazhdimësinë e lidhjes. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do lindin aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët duhet të silleni sa më natyrshëm dhe të mos thurni gënjeshtra për të tërhequr dikë. Vetëm ashtu mund të keni mundësi të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet goxha sepse më në fund do ju aprovohet një rritje page që keni kërkuar prej kohësh. Sipas Dritare.net, shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, megjithatë duhet të mësoni të menaxhoni stresin. Në pune do ketë goxha turbullira, po në fund të javës do arrini çdo gjë që keni dashur.

Binjakët

Nën influencën e madhe të Venusit këtë javë do kaloni momente intensive. Nëse keni një lidhje do jetoni gjithë kohës në një ambienti përherë pasionant. Mes jush dhe atij që keni në krah do ketë vetëm dashuri, respekt dhe ngrohtësi. Nëse jeni beqarë duhet të dilni e të njiheni me sa më shumë persona që të mundni sepse ashtu do mund të bëni më pas përzgjedhjen më të mirë. Yjet do e ndikojnë pozitivisht edhe sektorin financiar, por nëse ju shpenzoni pa kursim do vijë një moment kur situata do fillojë të bëhet problematike. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e përkryer. Herë pas here do ndiheni të lodhur e të këputur. Në punë do jeni gjithë kohës ambicioze dhe nuk do dorëzoheni përpara çdo lloj sfide.

Gaforrja

Nëse arrini t’i menaxhoni ndjenjat gjatë kësaj javë çdo gjë do ju ecë më së miri. Ju të dashuruarit do kalon momente shumë të bukura me partnerin dhe do kujtoni edhe kohët e vjetra që keni kaluar së bashku. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të tregoheni shumë naivë sepse do lëndoheni tej mase. Buxheti ka për të qenë mjaft delikat. Pranojeni ndihmën e ndonjë familjari sepse me të vërtetë që do ju duhen para. Në sektorin e shëndetit gjërat do shkojnë më së miri. Do keni rezistencë të mire dhe nuk pritet as shqetësimi më i vogël. Në punë do jetë periudhë e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mirë ku të orientoheni dhe do arrini atë që keni programuar prej kohësh.

Luani

Mësoni nga gabimet e së shkuarës këtë javë dhe mos i përsërisni më ato. Nuk do keni aspak probleme me partnerin, përkundrazi do merreni vesh më mirë me të dhe do kaloni më tepër kohë së bashku. Edhe ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe emocione. Mund të merrni edhe propozime nga turistët. Në planin financiar ka ardhur koha të ecni me plane dhe me llogari pasi po vazhduat të shpenzoni me sy mbyllur keni për t’u penduar. Fizikisht do ndiheni mirë, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak më tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmojnë të keni energji më shumë. Në planin profesional do keni fat me shumicë dhe do jeni më të suksesshmit ndër kolegët. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet që keni mbi një temë delikate.

Virgjëresha

Mundohuni të vini në praktikë ato që keni mësuar kohët e fundit dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Pas shumë zënkash në çift do jeni disi më të qetë. Do e kuptoni që edhe ju keni pasur gabimet tuaja, nuk ka qenë vetëm faji i partnerit. Për ju beqarët do ketë ndryshime drastike kështu që duhet të përgatiteni shpirtërisht. Financat do dini si t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni as vështirësinë më të vogël. Për disa madje mund të ketë edhe përmirësime. Shëndeti nuk do jetë aspak problematik edhe pse lodhja do bëjë të vetën. Flini me tepër dhe do keni më shumë energji . Në jetën profesionale do jeni plot vullnet dhe dëshirë për të ecur përpara. Inteligjenca dhe kujdesi që keni do iu çojë atje ku dëshironi.

Peshorja

Më në fund yjet do ju sjellin qetësi dhe harmoni në jetën tuaj. Periudhë e veçantë ka për të qenë kjo për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të pare dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jete e kënaqshme. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Mos hani më tepër sesa duhet sepse stomaku juaj do jetë i ndjeshëm dhe do ndieni dhimbje. Edhe lodhja do sjellë pasojat e veta. Sipas Dritare.net, në punë mundohuni të ndryshoni rutinën dhe të provoni përvoja të reja. Me pak mundim do arrini atje ku dëshironi.

Akrepi

Kjo javë do jetë më pak pasiononte, por jo e keqe. Ju të dashuruarit do përjetoni edhe momente pozitive edhe negative. Herë pas here do gjendeni edhe në situata delikate dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të kërkoni në asnjë mënyrë gjëra të parealizueshme. Shpenzimet kryejini me shumë kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Lodhja do ndikojë së tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga vapa e madhe dhe djersitja sepse do keni probleme më pas. Në planin profesional, planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime të papritura, por mjaft interesante.

Shigjetari

Javë e mbushur me energji pozitive për të gjithë. Jeta juaj në çift do stabilizohet goxha. Komunikimi do rivendoset dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë brenda pak ditësh. Ka mundësi që një mik t’iu ndihmoje për të gjetur personin e duhur. Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë. Influenca e yjeve do jetë kontradiktore në sektorin e shëndetit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa më parë me mjekun. Në pune do përballeni me probleme dhe do jeni gjithë kohës të stresuar.

Bricjapi

Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

Ujori

Këtë javë do konkretizohen disa nga ëndrrat tuaja më të mëdha. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafund ndjenjat dhe do arrini ta përmirësoni marrëdhënien që keni krijuar. Imagjinata nuk do ju mungojë asnjë ditë. Ju beqarët do jeni të parrezistueshem dhe do merrni propozime shumë interesante. Në vend që të mendoheni gjatë, më mirë të japin menjëherë përgjigje. Në planin financiar do i bëni me shumë kujdes llogaritë dhe nuk do hasni probleme. Edhe ju që keni pasur vështirësi së fundmi do filloni të ringrihen fale ndihmës së të afërmve. Shëndeti mund të ketë probleme nëse nuk bëni shumë kujdes. Në punë komunikimi, këmbëngulja dhe largpamësia do ju bëjë të arrini ato që doni.

Peshqit

Gjate kësaj jave yjet do i keni në anën tuaj dhe ata d ju ndihmojnë të ecni në rrugën e duhur. Ju të dashuruarit do e çmoni më shumë atë që keni në krah dhe do i përkushtoheni më tepër. Nëse ai iu bën një propozim për të ardhmen mendohuni mirë para së të jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Me shpenzimet do tregoheni goxha të matur dhe kjo do iu ndihmojë ta stabilizoni buxhetin. Që shëndeti të jetë i mirë duhet të bëni pak më shumë aktivitet fizik dhe të ecni më tepër më këmbë. Kujdes më shumë duhet të bëni nga dielli i nxehtë. Në punë më në fund do i arrini të gjitha ambiciet që i kishit vëne vetes. Do keni sukses të garantuar dhe falë kësaj do ndiheni të plotësuar. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button