Speciale

Dhe ja tek vjen Revolucioni i Tretë Industrial

rev trete

Nga Angela Possada-Swaford

Kohët e fundit kam parë nga afër, dy prej aplikimeve më revolucionare të printimit me teknologjinë 3D, themelet e të cilës janë hedhur në vitin 1981 nga Hideo Kodamaen i Institutit Kërkimor të Nagoyas në Japoni. Thelbi i tij është një seri procesesh të përdorur në prodhimin e objekteve tre-dimensionale; përdoren shtresa të njëpasnjëshme të një materiali polimer-pluhur, nën kontrollin e një kompjuteri dhe me një rreze lazer, e cila krijon një objekt.

Tani gjërat janë shumë më të sofistikuara, dhe polimeri pluhur është vetëm njëri prej shumë përbërësve. Disa muaj më parë kam pasur mundësinë të vizitoj Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Pohang/Postech në Korenë e Jugut, i cili është një nga institutet më të rëndësishme teknologjike të botës. Atje, në Laboratorin e Sistemeve Inteligjente të prodhimit, janë duke punuar në mënyrë active, për përcaktimin e proçeseve, të cilët një ditë do të mundësojnë bio-manifakturimin e organeve.

Nëse dikush beson se teknologjia e printimit 3D është e ndërlikuar, ajo nuk është asgjë në krahasim me shkencën e bio-printimit, dhe kurrë nuk kam dëgjuar askënd të flasë në mënyrë kaq të kuptueshme për këtë temë, se sa Dong Uoo-Cho, i kompanisë Postech. Siç e kam kuptuar, e gjitha nis me një grup indesh biologjike të organit në fjalë, duke përdorur një film me biomateriale të ndryshme sintetike.

Këtë herë, mostra që u shfaq në tryezën e punës ishte një grup shtresash të ndryshme të indeve, duke formuar një veshkë të vogël, e cila dukej më shumë si një vepër arti. Hapi i ardhshëm konsiston në përfshirjen e nanofibrave “të mbrojtura”, duke përdorur energji elektrike për t’i bashkuar me shtresat e indeve, dhe pastaj në sistemin e printimit të qelizave, i cili fillon të përdorë hidro-xhelë të ndryshëm dhe faktorët e rritjes. Në fund struktura tre dimensionale futet në një reaktor biologjik, në mënyrë që brenda tij të rriten lloje të ndryshme të indeve, nga ata të lëkurës, enëve të gjakut, pankreasit, kockave dhe mëlçisë.

Të gjitha këto hapa, në thelb të kombinojnë njohuritë që njerëzimi ka akumuluar për bioprintimin, edhe pse çdo ditë, diku në botë, dalin ide të reja. Për shembull, hulumtuesit në Universitetin Princeton, së bashku me ata të Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, materialeve biologjike u kanë bashkuar pjesë elektronike. Prototipi është veshi i jashtëm, i “printuar” me një seri materialesh: një hidroxhel për të krijuar formën e një veshi, qeliza që rriten për të krijuar kërcin, dhe nanothërrmija argjendi që formojnë një antenë.

Qendra të tjera kërkimore janë përqendruar në prodhimin e kockave përmes përshtatjes së polimereve, për të rindërtuar gishtat dhe kafka të dëmtuara, gjëra që tashmë janë vënë në zbatim në disa spitale. Në fakt, vitin e kaluar, Revista “Nature” shkruante se pjesët e printuara të trupit të njeriut, përbënin një industri prej 537 milionë dollarësh.

Shpallja e dytë për përparimin e teknologjisë 3D e dha NASA, me testimin kohët e fundit të një motorri rakete, të prodhuar me 75 për qind të pjesëve të printuara me këtë teknologji. “Ne kemi testuar turbo pompat, injektorët dhe valvulat, të gjitha përnjëherë, dhe kjo tregon se është e mundur për të bërë një motor të plotë, për fazat më të larta të një rakete në hapësirë, apo module të kapsulave të zbritjes”, thotë Elizabeth Robertson, e qendrës së fluturimeve hapësinore “Marshall”, në Alabama.

Ajo që ka rëndësi këtu, është se pjesët e printuara në 3D sillen në mënyrë të ngjashme me ato të një motor konvencional, sipas të njëjtave presione dhe temperatura, të pranishme brenda një motorri rakete. Gjeniale. Ndërkohë, ekziston edhe një plan, nga një kompani private, për të dërguar në hapësirë një kapsulë të prodhuar tërësisht me printimin 3D.

Ajo që do të ndodhë është se, duke përdorur fuqinë e internetit, në fund do të jetë e mundur për të dërguar skicat e çdo produkti kudo në botë, ku këto do të kopjohen në një printer 3D, në gjendje që të kombinojë dhe formësojë çdo lloj materiali. “A nuk do të ishte e mrekullueshme, që të ishim në gjendje të printonim rrobat tona, për shembull?”

Në këtë epokë të “bëjë vetë”, unë jam dakord me futurologun Jeremy Rifkin, sipas të cilit, printimi 3D dhe aftësia e tij për të riprodhuar atë që ne krijojmë, është fillimi i revolucionit të tretë industrial./Muy

Nw shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button