Uncategorized

“Disa janë lindur të mëdhenj, disa e arrijnë madhështinë, dhe disave u hidhet madhështia mbi vete”

Shekspiri është brilant. Në çdo kohë. Me siguri shumë prej jush keni lexuar një ose disa prej veprave të tij më të mëdha. Ne të bota.al kemi zgjedhur dhjetë prej thënieve më mbresëlënëse të këtyre veprave, të cilat janë aktuale në çdo kohë. Edhe pas 1000 vjetësh…

01 “Hamleti”, III:1

“Të jesh a të mos jesh: kjo është çështja”

02

“Jul Cezari”

“Burrat janë ndonjëherë zotër të fatit të tyre;

Faji, i dashur Brut, nuk është në yjet tanë, por në veten tonë”.

03

“Romeo dhe Xhuljeta” II:2

“Natën e mirë, natën e mirë! Ndarja është një trishtim kaq i ëmbël”.

04

“Nata e Dymbëdhjetë”, II:5

“Mos ki frikë nga madhështia. Disa janë lindur të mëdhenj, disa e arrijnë madhështinë, dhe disave u hidhet madhështia mbi vete”.

05

“Tregtari i Venecias”, III:1

“Nëse na shpon, a nuk gjakosemi ne? Nëse na gudulis, a nuk qeshim ne? Nëse na helmon, a nuk vdesim ne? Dhe nëse na bën dëm, a nuk do të hakmerremi ne?”

06

“Hamleti”, I:5

“ka më shumë gjëra në qiell se sa në tokë, Horatio, të cilat ëndërrohen në filozofinë tënde”.

07

“Makbethi”, I:3

“Nëse mund të shohësh farat e kohës, dhe do mund të thuash se cili drithë do të rritet dhe cili jo, atëherë, folmë dhe ma thuaj”.

08

“Nata e Dymbëdhjetë”, III:1

“Dashuria e kërkuar është e mirë, por e dhënë pa u kërkuar është më mirë”.

09

“Antoni dhe Kleopatra”, III:4

“Nëse humbas nderin tim, humbas veten”

10

“Endrra e një nate vere”, V:1

“Nuk mjafton të flasësh, duhet të flasësh të vërtetën”. / Përzgjodhi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button