Analiza

Dramë në aeroport përplasen dy aeroplanë

avionetNë aeroportin Stansted në Londër, janë përplasur dy aeroplanë “Boeing” të kompanisë “Ryanair”, por për fat të mirë asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar, ndërsa aeroplanët kanë pësuar dëme të mëdha. Ngjarja ka ndodhur kur janë përplasur aeroplani i cili është nisur në drejtim të Varshavës dhe një aeroplan tjetër i cili sapo ulur dhe vinte nga Frankfurti. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa fluturimet tjera janë realizuar me vonesë mbi tri orë.

Zëdhënësi i kompanisë “Ryanair” Robin Kiely ka deklaruar:  “Përplasja e dy aeroplanëve të kompanisë “Ryanair” ka ardhur në momentin kur një krah i njërit aeroplan ka prekur bishtin e aeroplanit tjetër. Kontakti ka ndodhur kur njëri aeroplan ka lëvizur në pistë, ndërsa aeroplani tjetër ka qenë i kyçur në rimorkiatorin transportues. Udhëtarët e aeroplanit të dëmtuar kanë kaluar në aeroplan tjetër dhe kanë vazhduar udhëtimin e tyre normal me një vonesë prej tri orësh, pas përplasjes”.  Një nga udhëtarët e këtij aeroplani në Twitter ka publikuar se: “Aeroplani në të cilin ndodhem pikërisht në këtë moment është përplasur me aeroplanin i cili ishte duke u larguar nga aeroporti. Ishte përplasje e madhe, por për fat asnjë nga udhëtarët nuk ka pësuar lëndime”.

Leave a Reply

Back to top button