Thenie

E keni zakon të hiqni dorë para pengesave? Më mirë dëgjoni këshillat e këtyre njerëzve të famshëm

Screen Shot 2016-05-30 at 18.16.42Kurrë mos hiq dorë. Sot është e vështirë, nesër mund të jetë më keq, por pasnesër dielli do të shndërrijë.

Jack Ma

Edhe nëse duke je duke ecur përmes ferrit, vazhdo të ecësh e të ecësh. Mos hiq dorë kurrë.

Uinston Churchill

Fituesit nuk heqin dorë kurrë. Dhe ata që heqin dorë nuk janë kurrë fitues.

Vince Lombardi

Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.

Konfuci

Që të jesh kampion, duhet të besosh tek vetja, atëherë kur askush nuk e bën.

Sugar Ray Robinson

Jam shumë i frymëzuar prej tij. Ishte im atë që na mësoi se një imigrant duhet të punojë dy herë më shumë se sa të tjerët, dhe se mbi të gjitha, nuk duhet të heqë dorë kurrë.

Zinedin Zidane

Kurrë mos e lër kokën të varet poshtë. Kurrë mos hiq dorë, e pastaj të ulesh e vajtosh. Gjej një rrugë tjetër. Dhe mos u lut kur bie shi, nëse nuk e bën këtë edhe kur del dielli.

Richard M. Nixon

Kur mbërrin tek fundi i litarit tënd, bëj një nyjë dhe mbahu fort aty.

Franklin D. Roosevelt

Nuk është forca e trupit që ka rëndësi, por forca e shpirtit.

J. R. R. Tolkien

Që t’ia dalësh mbanë, duhet që dëshira për suksesin të jetë më e forta se sa frika nga humbja.

Bill Cosby

Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë.

Proverbë japoneze

Të dobëtit rrëzohen, por të fortët do të mbeten dhe nuk do të bien kurrë.

Ana Franku

Unë nuk humbas asnjëherë. Ose fitoj, ose mësoj.

Leave a Reply

Back to top button