Thenie

“Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën vetëm drita e bën”. Disa thënie frymëzuese për të nisur ditën

Në një botë të mbushur me urrejtje, ne ende duhet të guxojmë të shpresojmë. Në një botë të mbushur me zemërim, ne ende duhet të guxojmë të rehatohemi. Në një botë të mbushur me dëshpërim, ne ende duhet të guxojmë të ëndërrojmë. Dhe në një botë të mbushur me mosbesim, ne ende duhet të guxojmë të besojmë. (Majkëll Xhekson)

Errësira s’mund të dëbojë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë. (Martin Luter King Jr.)

Një martesë e lumtur është bashkimi i dy falësve të mirë. (Rut Graham)

Unë besoj në çdo gjë, derikur ajo të përgënjeshtrohet. Kështu unë besoj tek zanat, mitet, dragojtë. Gjithçka ekziston, edhe nëse gjendet vetëm në mendjen tuaj. Kush mund të thotë se ëndrrat dhe të këqijat nuk janë aq reale sa ato që shohim tani? (Xhon Lenon)

Unë nuk mendoj kurrë për të ardhmen – ajo vjen mjaftueshëm shpejt. (Albert Ajnshtajni)

Mirësia është gjuha të cilën të shurdhërit mund ta dëgjojnë, dhe të verbërit mund ta shohin. (Mark Tuein)

Frika jonë më e madhe nuk duhet të jetë nga dështimi, por nga pasja sukses në gjërat që nuk kanë vërtet rëndësi. (Frensis Çan)

Veprimet e mira janë një lloj mburoje kundër goditjeve të fatkeqësisë. (Ebu Bekr)

Ju nuk duhet të jeni i madh për të filluar, por duhet të filloni të jeni i madh. (Zig Ziglar)

Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, diku në jetën tuaj. (Uinston Çërçill)

Martesa nuk është ritual apo një fund. Ajo është një vallëzim i gjatë, i ndërlikuar dhe i intim së bashku, dhe asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa sensi juaj i balancës dhe zgjedhja e partnerit. (Emi Blum)

Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë çfarë keni thënë, ata do të harrojnë edhe se çfarë keni bërë, por s’do të harrojnë kurrë si i keni bërë ata të ndihen. (Maja Angelu)

Njerëzit duhet të mësojnë të urrejnë dhe nëse munden ta bëjnë këtë, atyre mund t’i mësohet të dashurojnë. (Nelson Mandela)

Unë nuk jam produkt i rrethanave të mia, por produkt i vendimeve të mia. (Stefën Kovej)

Ju mund të shkulni të gjitha lulet, por s’mund te pengoni ardhjen e pranverës. (Pablo Neruda) / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button