Teknologji

Facebook qartëson politikat e përdorimit

Screen Shot 2015-03-16 at 19.39.31

Rrjeti social popullor Facebook, së fundmi ka përditësuar rregullat e tij të përdorimit për të bërë më të qartë përmbajtjet që lejon apo ndalon në shërbimin e saj. Facebook ka theksuar me anë të një postimi në blog që politikat e saj nuk kanë ndryshuar por nga ajo c’ka ka dëgjuar nga përdoruesit ka vendosur ti bëjë ato më të qarta për të shmangur keqkuptimet. Lakuriqësia, shprehja e urrejtjes, organizatat e rrezikshme, dëmtimi i vetes, ngacmimi, dhuna verbale, shfaqja e dhunës seksuale, shfrytëzimi, aktiviteti kriminal janë ndër aktivitetit kryesore të ndaluara nga politikat e kompanisë.

Për ta bërë më të qartë për përdoruesit, Facebook ka shpjeguar se me shfaqje të urrejtjes nënkuptohet ‘sulmi’ i njerëzve bazuar në rracën e tyre, prejardhjën, kombësinë, fenë, seksin, orientimin seksual, sëmundjet apo aftësitë e kufizuara. Ky qartësim është bërë për shkak se shpeshherë përdoruesit e Facebook shpërndajnë përmbajtje të cilat mund të përbëjnë fyerje të rënda për disa përdorues të tjerë. Kjo mund të ndodhë dhe pa qëllim ndaj kompania i ka kërkuar përdoruesve të jenë më të qartë në qëllimin e postimeve të tyre, në këtë mënyrë as Facebook dhe as përdoruesit e tij nuk do të keqkuptojnë këto përmbajtje.

Në Facebook mund të bëni humor, satirë, apo komente sociale lidhur me temat e lartpëmendura por do ju duhet ti shoqëroni ato me emra dhe profile ‘të pandjeshëm’ edhe nëqoftëse përmbajtja nuk shkel rregullat e Facebook. Dy zyrtarë të kompanisë Monika Bickert dhe Chris Sonderby pranuan se mbajtja e një politike globale mbi gjuhën e urrejtjes është një sfidë më vete, kjo për vet faktin faktin se politikat nuk perceptohen njëlloj në të gjitha vendet e botës por ruajtja e kësaj politike është në të mirën e të gjithëve.

Dhe kur vjen puna tek lakuriqësia, Facebook i kërkon ndjesë atyre përdoruesve tepër ‘të hapur’, por kjo është një pasojë tjetër e politikës të njëjtë për të gjithë. Në Facebook cilësohen si të ndaluara fotografitë që shfaqin pjesët gjenitale të trupit por janë të lejueshme pikturat që përfshijnë nudizëm dhe femrat që duan të shfaqin shtatzaninë e tyre. Shfaqja e ushqyerjes me gji të bebeve ka qënë historikisht një cështje tepër e diskutuar për Facebook, kjo si pasojë e dy protestave që ishin kundër vendimit të rrjetit social për të ndaluar këto përmbajtje.

Në një kohë kur organizatat si ISIS po shfrytëzojnë në maksimum mediat sociale për të publikuar dhe përhapur veprimtarinë e tyre, Facebook është tepër i qartë dhe i vendosur për të ndaluar publikimet e këtyre aktiviteteve të rrezikshme, madje ndalon dhe përmbajtjet e atyre që postojnë në mbështetje të këtyre grupeve. Dhe kur vjen puna tek personazhet apo cështjet publike, Facebook pohon se i lejon diskutimet e hapura dhe kritike por ndalon kërcënimet ndaj tyre. (PC World Albanian)

Leave a Reply

Back to top button