Teknologji

Facebook sfidon YouTube me “Facetube”

facetubeDuket se Twitter nuk është i vetëm, tani edhe Facebook është duke u ndeshur për kontroll të lajmeve dhe të shpërndarjes së tyre. Facebook dëshiron të bëjë shtëpinë e saj për biznese, por jo si një gazetë, por më shumë si kanale televizive. Dhe dihet që kjo është pika më e fortë e YouTube-it. Për këtë arsye ka bërë edhe një dizajn të ri për sektorin e videove që shfaqen nga faqet e Facebook-it. Të gjitha bizneset së shpejti, do të mund të zgjedhin këtë tipar për të shfaqur videot me dimensione extra-large bashkangjitur me një koment, në majë të faqes së tyre, dhe të krijojnë playlist me përmbajtje të videove të tyre. Kjo e bën që videot më të mira të faqeve të duken shumë si kanalet në YouTube. Ky tipar tashmë mund ta shihni në faqen e rrjetit amerikan ABC News. Nga kompania kanë pranuar se janë duke e testuar këtë format, në një pjesë të vogël të faqeve në facebook, dhe kanë të plan ta publikojnë atë për të gjithë, në javët e ardhshme. (d.d/BalkanWeb)

Leave a Reply

Back to top button