Teknologji

Google? Eshtë njësoj si CIA

Një instrument kolosal i survejimit në masë, mishërimi i maktheve më të frikshëm totalitarë. Denoncimi i Julian Assange në librin “Kur Google takoi Wikileaks”

assange“Modeli i sipërmarrjes i Google është spiunazhistik”. Motorri i kërkimit? Një instrument kolosal i survejimit masiv, mishërimi i maktheve më të frikshëm totalitarë. Janë këto tezat në qendër të librit më të fundit të Julian Assange, “Kur Google takoi Wikileaks”, që nis me rrëfimin e takimit mes krijuesit të Wikileaks dhe drejtorit të përgjithshëm të Google, Eric Schmidt, në vitin 2011 në Angli. Tema që janë përsëritur nga Assange në një intervistë të fundit që ka dhënë për BBC-në, në të cilën ai e ka krahasuar motorrin e kërkimit të Google me NSA-në, agjencia amerikane për sigurinë.
Google, ka deklaruar Assange “më shumë se 80 % të të ardhurave i ka prej mbledhjes së informacioneve për njerëzit, duke i akumuluar, arkivuar dhe klasifikuar. Ndërton profile të njerëzve me qëllim që më pas të mund të parashikojë interesat dhe sjelljen dhe ua shet këta profile kompanive të reklamave”.
Google “është pjesë përbërëse e industrisë amerikane të mbrojtjes me një rol zyrtar që nga viti 2009”, sipas Assange, i cili ka shtuar se “në nivel institucional, Google është thellësisht e përfshirë në politikën e jashtme të SHBA”.

Neser ne www.bota.al, “Sfida e fundit e Assange” (intervista e plote)

Leave a Reply

Back to top button