Histori

HISTORI / Çfarë ka ndodhur më 4 gusht?

revolution367 – Gratian, i biri i perandorit romak Valentinian I, shpallet bashkë-perandor nga babai i tij – Gratiani ishte vetëm 8 vjeç. Kur u rrit, Gratiani u bë perandor  i mbarë Romës – ai gëzonte mbështetjen e gjeneralëve dhe mposhti rivalitetet e vëllait dhe xhaxhit të tij. Gratian favorizoi krishterimin mbi fenë tradicionale romake, duke refuzuar atributet hyjnore të perandorëve – ai hoqi Altarin e Fitores nga salla e Senatit romak. Gratian ishte me prejardhje nga Pannonia ilire, ku edhe kishte lindur – ai mbante emrin e gjyshit të tij, Gratian – dhe ishte martuar me mbesën e Konstandinit të madh.
1693 – Francë; u prodhua për here të parë vera Dom Perignon – edhe pse në të vërtetë Peringon nuk kishte asgjë të bënte me verën e gazuar apo shampanjë. Dom Peringon ishte një murg në rajonin e Shampanjës i njohur për eksperimentime në prodhimin e verës. Por vera e gazuar, veçori verës së krahinës Shampanjë, filloi të prodhohej vetem në shekullin e XIX.
1789 – Revolucion; në Francë anëtarë të Asamblesë Kombëtare Kushtetuese betohen për t’i dhënë fund feudalizmit dhe për të braktisur privilegjet e tyre.
1912 – Në Stokholm, Suedi, lindi Raoul Wallenberg. Tri dekada më vonë, Raoul la gjurmën e tij në histori. Wallenberg u rrit për t’u bërë arkitekt, por kjo nuk ishte se si u bë i famshëm. Në marrëdhëniet e tij të biznesit, Wallenberg mësoi për gjendjen e hebrenjve hungarezë në duart e nazistëve. Ndryshe nga të tjerë njerëz me peshë dhe pozitë në shoqëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, Wallenberg shkoi për të shpëtuar mijëra … dhe shpëtoi të paktën 100.000 hebrenj nga vdekja e sigurt … 65.000 prej tyre ishin nga getot e Budapestit. A ishin motivet e tij thjesht humanitare apo biznesi, kjo është një pyetje që mbetet pa përgjigjet, sepse ai u zhduk. Në vitin 1945, trupat sovjetike hynë Budapest dhe e arrestuan Wallenbergun. Agjencia sovjetike e lajmeve, TASS, njoftoi se Wallenberg vdiq në burg dy vjet pas arrestimit, por vdekja e tij ka mbetur e pavërtetuar. Raoul Wallenberg është nderuar pas vdekjes nga qeveria e SHBA. Në vitin 1981 Dhoma e Përfaqësuesve votoi për ta shpallur Wallenbergun Shtetas Nderi – Në historinë e Shteteve të Bashkuara, shtetësinë e nderit e kanë mare gjithsej vetëm 7 persona, mes tyre Winston Churchill më 1962, dhe Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) më 1996.
1914 – Lufta e Parë Botërore: Gjermania pushton Belgjikën. Në përgjigje, Belgjika dhe Britania e Madhe i shpallin luftë Gjermanisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë neutralitetin e tyre.
1944 – Holokausti: kallzimi nga një informator holandez çon Gestapon në një depo të Amsterdamit, ku ata gjejnë dhe arrestojnë Anne Frank, familjen e saj, dhe katër persona të tjerë. Frank ishte 15 vjeç – ajo kishte dy vjet që mbante një ditar personal ku hidhte ndjenjat, mendimet dhe frikën gjatë periudhës së fshehur nga nazistët. Anne Frank vdiq në një kamp përqendrimi – Ditari i saj u simbol i fuqisë së shpirtit njerëzor.
1969 – Lufta e Vietnamit: Në banesën e ndërmjetësit francez Jean Sainteny në Paris, përfaqësuesi amerikan Henry Kissinger dhe përfaqësuesi  vietnamezo-verior Xuan Thuy fillojnë bisedimet e fshehta të paqes – këto negociata dështuan. Shtetet e Bashkuara i dhane fund përfshirjes ushtarake në Vietnamin më 29 mars 1973, Edhe pse lufta mes vietnamezo-jugorëve me veriorëve do të vazhdonte edhe dy vjet të tjera. Gjatë 10-vjetëve të luftës, 58.282 ushtarë amerikanë humbën jetën dhe 303.644 amerikanë të tjerë u plagosën. /VOA/

Leave a Reply

Back to top button