Zodiak

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 4 KORRIK 2019

Dashi

Të enjten dhe të premten do të rekuperoni. Horoskopi do jetë më i mirë në krahasim me dy ditët e fundit. Kush ka përjetuar një krizë apo ka pasur probleme të zemrës, duhet të përpiqet të rekuperojë. Në korrik do ketë pak tension në dashuri, dhe kjo do të thotë që, kush nuk ka një marrëdhënie sentimentale në këtë fazë, do ketë vështirësi për ta gjetur. Dikush duhet të rishikojë pozicionin e vet, nëse i ka dhënë shumë shpresa një historie.

Demi

Yjet nuk janë negative, por mund të keni shumë lodhje në krahasim me zakonisht. Këshilla është që të mos mos bëni shumë dhe të mos ekzagjeroni të paktën deri të premten në mbrëmje. Më mirë të shmangni situata shumë kaotike. Në dashuri nuk duhet të ekzagjeroni: kush kërkon konfirmime, por nuk i ka, mund të bëhet pak si shumë ngacmues.

Binjakët

Të shtunën një qiell i mirë do ju ndihmojë, të dielën do keni një rënie të lehtë. Prandaj ditët e ardhshme duhet t’i organizoni që tani. Ky është një vit i lodhshëm dhe jo të gjithë janë të kënaqur, për shkak të një incidenti. Dikush ka humbur kohë, të tjerë kanë patur probleme pune. Kujdes nga goditjet e ulëta, por mos kini frikë do arrini të mbroheni mirë edhe në dashuri.

Gaforrja

Nuk dini mirë se çfarë të zgjidhni mes të kaluarës dhe të tashmes. Kjo ka të bëjë mbi të gjitha me ata që nuk arrijnë të harrojnë. Kush ka mbyllur një histori kohët e fundit, mendon ende herë pas here. Korriku ju lejon që të jetoni dashurinë më qetësisht, dhe gjithashtu të afroheni me një personq ë ju do. Nga e shtuna favorizohen takimet e reja. Në punë keni jo pak ankth. Projektet e reja nuk kanë nisur mirë, por me kalimin e kohës mund të sistemohen.

Luani

Hëna është në shenjë, e vendosur në një pozicion të mirë në lidhje me Marsin dhe Merkurin. Kjo sjell privilegje, veçanërisht në vendin e punës. Gjithmonë jeni të kujdesshëm që të mos shqetësoni shumë njerëz rreth jush. Ndonjëherë, kur ju e gjeni veten në situata të pushtetit, ju gjithashtu keni tendencë që të sulmoni dhe armiq të supozuar. Horoskopi është pozitiv për marrëdhëniet: deri në fund të kësaj vere ju mund të gjeni një mik, një person të veçantë ose thjesht një dashuri.

Virgjëresha

Në qershor ka pasur tensione për shkak të rinovimit të kontratës ose keni përjetuar një moment të vështirë. Megjithatë, fundi i vitit do të jetë shumë pozitiv dhe nuk ka nevojë të prishni disa nga marrëdhëniet që kanë qenë dhe do të jenë të rëndësishme për ju në të ardhmen. Ndoshta do të jetë e përshtatshme për të gjetur një person të besuar që mbron interesat tuaja. Ditët e të shtunës dhe të së dielës do të jenë më efektive për të riafirmuar sa e doni një person. Është një horoskop i rëndësishëm për ata që duan të krijojnë njohje, pas një ndarjeje.

Peshorja

Ju nuk i doni njerëzit që rrëzohen sepse jeni gjithmonë shumë linear në qëndrimet tuaja. Ndoshta tani doni të dilni nga një rrugë e caktuar, duke u larguar nga disa kontakte që janë tani të padobishme. E marta dhe e mërkura ishin sigurisht ditët më kaotike të javës. Por tani ju mund të shëroheni, veçanërisht në formën fizike. Marrëdhëniet sentimentale janë gjithmonë paksa në telashe.

Akrepi

E enjtja dhe e premtja do të jetë pak të veçanta dhe nuk do të keni një pamje shumë të qartë të jetës. Ju ndodh që të jetoni ditë ku keni shumë energji dhe të tjera ku nuk dëshironi të bëni asgjë. Ndoshta jeni shumë të lodhur dhe apatikë dhe mendoni se është më mirë të qëndroni në shtrat. Megjithatë, kjo nuk mund të bëhet dhe as nuk rekomandohet. Jini më të kujdesshëm në marrëdhëniet e dashurisë.

Shigjetari

Ndonjëherë është më mirë të prekësh fundin, për t’u ringritur. Muajt ​​e parë të vitit kanë qenë shumë të rënda për shumë njerëz, por gjithashtu të dobishme për të kuptuar atë që ju dëshironi. Tani, megjithatë, pas gjithë këtyre vështirësive, koha e duhur duket të ketë ardhur për t’u rikuperuar. Kjo është e vërtetë si për ata që duan të jetojnë një histori, ashtu edhe për ata që duan të krijojnë miq të rinj. Muaji gusht do të jetë çlirues dhe madje tani duhet t’i hapni mendjet ndaj perspektivave të reja.

Bricjapi

Yjet për fat të mirë nuk janë më kundër, të shqetësuar dhe nervozë si në dy ditët e fundit. E shtuna dhe e diela do të jenë më mirë. Ju zakonisht nuk doni të humbni paratë, por këshilla është t’i kushtoni vëmendje anës ekonomike. Të enjten dhe të premten mund të ketë disa shpenzime të tepërta. Në dashuri diçka shkon jo mirë dhe kini kujdes që të mos ushqeni këtë ndjenjë të shqetësimit, që për disa ka filluar tashmë që nga muaji mars.

Ujori

Po vijnë dy ditë, kur kuptoni se gjërat nuk shkojnë mirë. Prej të shtunës mund të ketë rikthim, por këto 48 orë janë paksa të veçanta. Mos thoni gjëra që nuk mendoni dhe mos i mbyllni marrëdhëniet dhe pastaj të pendoheni. Ju ndoshta dëshironi të jeni pak më shumë në tuajën, edhe sepse mendoni se keni të bëni me një person të vështirë për të arritur. Shmangni shqetësimet.

Peshqit

E enjtja dhe e premtja janë ditë interesante për të rimëkëmbur ndjenjat. Nëse një person kthehet nga e kaluara për t’ju mërzitur, do të jetë e rëndësishme të thoni mjaft, por edhe të bindni për atë që thoni. Nëse nuk jeni të bindur se keni mbyllur një histori dashurie, mund të ndiheni dy herë më keq. Në vjeshtë ka disa projekte për të studiuar. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button