Zodiak

HOROSKOPI JAVOR, 14-20 TETOR 2019

DASHI:

Dashuria dhe të tjerat: nuk mund të ishit më shumë Dash se kaq. Sepse Dielli dhe Marsi, ose dy planetët që ju preferoni, jetojnë përpara jush, duke theksuar pjesën tuaj më të mirë, pasionin tuaj më të vërtetë, më të pastër. Do të dini se si të jeni të vendosur dhe plot pasion, edhe kur partneri të preferojë gjëra që janë të lehta, të thjeshta, ato të përhershmet. Puna dhe Karriera: Të hënën dëgjoni Mërkurin, ai planet që do të dijë të sugjerojë fjalët dhe mendimet që ju nevojiten për të bërë atë që ju duhet, për t’u ndjerë gjithmonë në lartësinë e situatës. Lëreni gjithçka të shkojë siç dëshiron, mos merrni gjithmonë përgjegjësi për gjithçka. Këshilla e javës: Të dielën përpiquni të respektoni nevojën e tij për të kaluar një ditë të qetë. Mundohuni të mos impononi asgjë të tepërt, asgjë që do ta bëjë të ndjejë lodhje me tepri.

DEMI:

Dashuria dhe të tjerat: të hënën do të prisni Hënën, me pak fjalë dëshirë dhe nevojë për të shprehur më nga afër atë që ndjeni. Më pas gjithçka do të bëhet më e lehtë, normale, dhe teprimet e zemrës nuk do ju shoqërojnë më. Mos ekzagjeroni me debate, me dialogje që ndoshta duhet t’i lënë vend heshtjeve. Puna dhe karriera: do të jetë ndoshta një javë përgatitjesh, një kohë jo shumë e rëndësishme dhe ku do të jetoni me atë që ju nevojitet, pa teprime, pa pretendime të shumta. Diçka që do të të pëlqejë dhe që do të të bëjë të ndjehesh e mbrojtur. Këshilla e javës: të hënën hapu rrugë diskutimeve më serioze, angazhohuni, ndërsa të partën jepi udhë fantazisë dhe ëndrrave, apasionuhuni me të tashmen.

BINJAKET:

Dashuria dhe të tjerat: Pavarësisht se Mërkuri juaj jeton në fshehtësi, do të ndjehet. Për këtë arsye do lëvizni në heshtje, por duke bërë gjithçka që duhet, dhe duke kërkuar atë që besoni se meritoni. Do të dini t’i kushtoni hapësirë dhe kohë ndjenjave, pa fshehur asnjëherë asgjë dhe askënd, pastaj në fundjavë bashkë me Plutonin, do të ndizni pasione të reja. Puna dhe karriera: do të jetë një javë gjatë të cilës shenja juaj do të dijë të përballë mbi të gjitha gjërat e vogla, pra gjithçka që bëhet në qetësi. Do i dedikoheni detyrave të padukshme por të vyera, për të mos lejuar që asgjë të mbetet mbrapa. Këshilla e javës: nëse doni të jetoni apo përballoni diçka që kërkon energji speciale, atëherë për qëndrohuni tek e shtuna, në momentin kur lodhja nuk do të rëndojë shumë.

GAFORRJA:

Dashuria dhe të tjerat: mbrohuni nga pasionet e tepruara, ato që peshojnë dhe që në këto momente ndoshta nuk të interesojnë, duke përdorur inteligjencën, si dhe duke ruajtur një zemër të lehtë. Mos pushoni së dialoguari me partnerin, bëjeni të ndjejë ngrohtësinë tuaj dhe dëshirën për të qenë pranë. Pastaj në fundjavë jetoni me emocione. Puna dhe karriera: mënyra juaj për të vepruar dhe kryer detyrat është ajo e duhura, më e mira, thjesht sepse nuk do jeni shumë as shumë serioze, as shumë joserioze. Pra do të gjeni ekuilibrin e duhur për të bërë që të funksionojë çdo gjë, pa u lodhur, pa u mërzitur. Këshilla e javës: të shtunën mënyra juaj e argëtimit, e të folurit dhe të qënit të pranishëm do të joshë ata që ju interesojnë.

LUANI:

Dashuria dhe të tjerat: në këto momente energjia për të bërë çdo gjë është e ulët, dhe do jetë sidomos të hënën për shkak të kapriçove të Plutonit. Por më pas, dalëngadalë do të gjesh dëshirën dhe kurajën për t’u marrë me emocionet, për të rinisur diskutimet e lëna përgjysmë, propozime që i kishit lënë mënjanë. Bëjeni që të shihni se çfarë ndodh. Puna dhe karriera: duhet që thjesht të kuptoni se sa meritoni, kur duhet të shfaqeni konkretë dhe me përqëndrim (të hënën) dhe kur të lejoni të flasë fantazia, imagniata (të martën dhe të mërkurën). Këshilla: të dielën partneri do të ketë dëshirë për përkëdheli, për vëmendje. Përpiquni të mos i mungojnë.

VIRGJERESHA:

Dashuria dhe të tjerat: do ta nisni javën e re me ide të qarta, me dëshirën që të argëtoheni vërtetë, për t’iu dhënë emocioneve jo të zakonshme. Pas disa ditëve qetësi, nga e shtuna Plutoni do të rikthehet t’ju ndezë, që të rigjeni motivim për të jetuar së afërmi ndjenjat. Puna dhe Karriera: mos u kushtëzoni nga një e hënë e dobët, sepse energjitë tuaja do të fillojnë të shihen nga e marta. Do të jetë një javë kur mund t’i lejoni vetes lukse të vogla, ndonjë shpërqëndrim më shumë. Këshilla: në fundjavë planetët do të dijnë të mbërrijnë në thellësi me idetë, nuhatjet, me mendjen tuaj dhe nuk do të keni kurrë frikë për të kërkuar dhe kuptuar.

PESHORJA:

Dashuria dhe të tjerat: Hëna, që është kundër të hënën, do ju bindë ta nisni javën në mënyrë të nxehtë, dhe të mos bëni lëshime sa i përket pasionit dhe sensualitetit. Më pas, me kalimin e ditëve do të gjeni qetësinë dhe mirësjelljen me partnerin, duke pranuar rregullat dhe kohët e zemrës. Të dielën do të jeni në humor për t’u angazhuar dhe ndërtuar. Puna dhe karriera: përveç të hënës, një moment ndoshta me lodhja dhe pak dëshirë, më tej java do të vazhdojë e qetë, fluide, pa surpriza dhe angazhime të tepruara. Nuk do ju duhet të vraponi. Këshilla: Të hënën dielli, ende në shenjën tuaj, mund të ndizet me dyshime dhe dëshirën për të sqaruar bashkë me Plutonin. Bëjeni vetëm nëse mund të mbështeteni tek dikush.

AKREPI:

Dashuria dhe të tjerat: Venusi dhe Mërkuri, shumë pranë mes yjeve tuaja, rrëfejnë për një Akrep që ka dëshirë të dashurojë me inteligjencë, të cilit nuk i mjaftojnë pasionet por që ka nevojë të kuptojë më mirë drejtimin e zemrës. Ndjehuni të lirë të bëni pyetje, të vëzhgoni nga afër detajet dhe mekanikat e marrëdhënies suaj. Puna dhe karriera: të hënën do të duhet të pranoni dhe duroni një lloj rënieje të entuziasmit, një dëshirë për të filluar të jetoni me javën tuaj profesionale. Në ditët pasardhëse, çdo gjë do të të shkojë në drejtimin e duhur. Këshilla e javës: të dielën do të keni dashuri praktike dhe miqësi konkrete, që do të marrin seriozisht ditën me gjërat e momentit. Mos u tallni shumë.

SHIGJETARI:

Dashuria dhe të tjerat: Gjithçka duket e qetë dhe normale, por mos i besoni shumë dukjes. Sepse personi që doni shpesh do të vihet në lëvizje nga mendime dhe energji, duke u luhatur mes konfirmimeve dhe lirive, mes nevojës për të të shfaqur pasionin e vet dhe dëshirës për të ndenjur vetëm. Diçka nuk e keni të qartë. Puna dhe karriera: do të vendosni ta inauguroni javën tuaj në mënyrë veçanërisht serioze dhe të përgjegjshme, duke marrë me gjoks sfidat, detyrat. Më pas nga e marta do të kuptoni me mirë se cila është shkalla e vëmendjes që ju duhet për të funksionuar. Këshilla: të shtunën kush është pranë jush do të ketë nevojë për shumë vëmendje, që të jetoni së bashku me një energji shumë speciale. Mos e zhgënjeni.

BRICJAPI:

Dashuria dhe të tjerat: në ditët e ardhshme do të keni vërtetë nevojë të dialogoni me njerëzit që doni, të kuptoni më mirë idetë, çfarë mendon dhe për çfarë ka nevojë. Për këtë arsye humori i javës mund të jetë mbi të gjitha praktik dhe mendor. Të shtunën mund të keni më në fund përgjigjet që po kërkoje. Puna dhe karriera: të hënën bëni kujdes për Plutonin që vërtetë rrezikon t’ju lodhë shumë, që të kërkojë shumë prej jush. Duhet të mësoni t’i thoni jo kujt, pikërisht në fillim të javës, pret shumë prej jush. Këshilla: të dielën lidhja e Venusit me Saturnin premton një ditë vërtetë simpatike, argëtuese, yjore.

UJORI:

Dashuria dhe të tjerat: Venusi dhe Mërkuri në këtë periudhë, janë me obsesionet tuaja të vogla, sepse ato mbajnë ndezur nevojën që keni për të kuptuar dhe shfaqur më mirë emocionet tuaja, mendimet, gjithçka që ju vë në lëvizje. Do ta nisni javën e re plot me pyetje, por edhe përgjigje dhe zgjidhje të dedikuara zemrës. Puna dhe karriera: do të vini të kushtoni shumë diplomaci dhe bonsens në çdo moment të javës. Duke vendosur pasion dhe inteligjencë, duke mos lejuar të mungojë asgjë në çështjet e zyrës. Kështu bëhet. Këshilla: shumë e mirë humori juaj në fundjavë. Do të ndodhë falë një mirëkuptimi të rrallë që do të afrojë Venusin me Saturnin tuaj.

PESHQIT:

Dashuria dhe të tjerat: në këtë periudhë Mërkuri është miku juaj, funksionon, për këtë arsye jetoni në mënyrë speciale marrëdhëniet tuaja. Të hënën respektoni nevojën tuaj për gjëra solide dhe konkrete, por që të martën do të kuptoni se marrëdhënia juaj do të jetë e ëmbël dhe plot ngjyra. Puna dhe karriera: keni nevojë t’i jepni një kuptim të ri angazhimit tuaj, të kuptoni se gjithçka që po bëni po ju shpie larg, ku ndoshta ju pëlqen të jeni. Përpiquni vetëm të pajtoni ambiciet tuaja me të tashmen, pa shumë manira madhështie. Këshilla: të shtunën dikush do ju kërkojë më shumë. Përpiquni ta kënaqni por pa humbur nga syri nevojat dhe limitet tuaja. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button