Teknologji

iPhone 6 nuk mund të përgjohet, irritohet FBI

iphone 6 fbiDalja në treg e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishte një lajm i mirë për përdoruesit e markës Apple. Por jo për FBI –në. Byroja Federale e Hetimit është irrituar së tepërmi me gjigandin amerikan të teknologjisë, për shkak se sistemi iOS8 që kanë iPhone –t e rinj pengon ndërhyrjet nga shërbimet e inteligjencës. Pakënaqësi ka shprehur FBI edhe ndaj lajmit të sistemit Android që gjithashtu ka bërë të ditur se versioni i ri do të jetë i padepërtueshëm nga Shërbimet e Sigurisë.
NY Times shkruan se kreu i FBI –së, James Comey ka bërë kritika të forta ndaj Apple dhe kompanive që përdorin sistemin Android. Sipas tij, fakti që policia dhe FBI nuk mund të depërtojnë tek të dhënat e celularëve, pengon hetimet.
Të dhënat personale, si foto, mesazhe apo e-mail janë thelbësorë në hetimet për të zgjidhur mjaft çështje kriminale, nga vrasjet deri tek pedofilia. E po kështu, shërbimet inteligjente mendojnë se përgjimi i sistemeve të celularëve është efikas edhe në luftën kundër terrorizmit.
Smartphone –t e rinj janë të mbrojtur nga një algoritëm personal, dekriptimi i të cilit është i pamundur. Në rast se do të ketë një vendim gjykate, kodi mund të thyhet, por për këtë do të duhet më shumë se 5 vjet e gjysmë, siç thonë teknikët e Apple.
Për kreun e FBI –së, në të ardhmen, aksesi tek të dhënat personale të aparatëve celularë do të jetë thelbësor për sigurinë e qytetarëve. /lapsi.al/

Leave a Reply

Back to top button