Teknologji

iPhone 6S vjen me iOS 9

Iphone 6s

Sistemi më i ri operativ nga Apple, iOS 9 mund të jetë në telefonin e ardhshëm iPhone 6S pasi pajisja pritet të ketë një harduer më të fuqishëm. Revista “Forbes” raporton se kompania amerikane është duke menduar të pajisë iPhone 6S-in me 2 gigabajt RAM memorie, dy herë më shumë sesa paraardhësi i tij, transmeton koha.net. Duke u bazuar në këtë shkrim, shumë medie kanë raportuar se Apple është duke planifikuar lansimin e sistemit më të ri operativ te telefoni iPhone 6S, i cili do të ketë memorie shtesë.
Apple tradicionalisht ka lansuar sistemet e reja operative së bashku me telefonat e rinj, pasi ngjashëm ndodhi kur u shfaq iPhone 6 dhe 6 Plus të cilët janë të pajisur me iOS 8. iOS 9 mund të funksionojë te pajisjet që kanë 1 gigabajt RAM. iPhone 4s me 512 megabajt RAM nuk do të mund të pajiset me sistemin e ri operativ. Apple telefonin iPhone 6S pritet ta lansojë kah fundi i vitit, por deri më tani nuk ka konfirmuar sistemin e ri.

Leave a Reply

Back to top button