Covid19

ITALI/ 90% e popullsisë nuk ka rënë në kontakt me virusin, shkollat nuk hapen në maj

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro tha se prej disa ditësh kurba në Itali është në rënie.

Megjithatë, alarmi mbetet duke shtuar se mbi 90% e italianëve nuk kanë rënë në kontakt me virusin. Kjo do të thotë se një pjesë shumë e madhe e popullsisë është akoma e ndjeshme.

“Për të pasur imunitetin e tufës, do të ishte e nevojshme që rreth 80% e njerëzve të kishin rënë në kontakt me Covid”, tha ai. Më tepër shtoi se “nëse nuk tregohemi të kujdesshëm në miratimin e rekomandimeve qarkullimi i koronavirusit mund të rifillojë edhe më intensivisht”.

Në lidhje me shkollat, Ministrja e Arsimit ka deklaruar se ato nuk do të rihapen në muajin maj. Sipas saj heqja e bllokimit për shkollat do të ishte shumë e rrezikshme. Ajo tha gjithashtu se mësimi në distancë ka shpëtuar ripërsëritjen e vitit shkollor.

Raporti midis testeve të tamponit të bëra dhe rasteve të identifikuara pozitiv është 1 pacient për çdo 16.1 teste të kryera. Deri tani numërohen 22 170 vdekje nga Covid-19 dhe 168 941 të infektuar që nga fillimi i pandemisë./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button